Një 18-vjeçare nga Shqipëria është krenaria e kolegjit St. Francis në Brooklyn për këtë vit. Kejsi Shkreta, e cila ka emigruar në SHBA së bashku me familjen, ka mbajtur fjalimin e vitit dy ditë më parë.
“Ëndërroja të isha pranë qiellgërvishtëseve, të futesha në këtë përzierje kulturash dhe të bëhesha pjesë e diçkaje që respekton traditën dhe respektin”, tha ajo.
Ajo ka fituar një bursë studimi me rezultatet maksimale. Po ashtu, falë rezultateve të shkëlqyera, asaj do t’i jepet mundësia të bëjë praktikën në Bankën e Amerikës dhe Departamentit të Edukimit në Nju Jork, si edhe të bëhet pjesë e disa grupimeve si Duns Scotus Honor Society, Sigma Beta Delta, Alpha Lambda Delta dhe National Honor Society.
Shkreta ka qenë drejtuese e Klubit të Teknologjisë dhe Informacionit, Komitetit Ndërkombëtar të Studentëve etj.
“Edhe pse udhëtimi im është larg nga e kaluara, unë dua të falënderoj drejtpërdrejtë alumni SFC për bujarinë e tyre. Pa altruizmin e tyre, studentët si unë nuk do të mund të bënin realitet ëndrrat e tyre”, thotë Shkreta. (TemA TV)
Haaaaa ? U “pika ” si bie ksaj goce, mduket se i paska hyp qefja, ule koken pak moj goc dhe mos na shit mend duke na dale neper gazeta se gazetat kte dun tju morin ca pare se jon nkrize, ate fletushke qe ke ne dore, mos e ekspozo se si ajo cunat e mi kon me dhjetra kur ishin ?? studente,kon dal dhe young aluminum of the year ne universitetin ku kon studju si dhe kon qen presidenta te asaj fletushke qe mban ne dore dhe fale rezultateteve te shkelqyera sot jone lidera dhe po bojn kariere ne kompani te medha prestigjoze qe i sherbejne komunitetit, prandaj moj goc e babit mos e tund fletushken,por fute ne kornize dhe te studiosh me shume qe te kesh sukses??…..
Nuk te kuptoj fare me kete koment, cfare te keqe ka ketu kur nje vajze e vogel ne nje bote kaq te madhe jep maksimumin e saj dhe del me rezultate te shkelqyera ashtu si djemte tu, si cdo student tjeter ne te gjithe boten, perse duhet ti keni zili?? Keta femije duhen pergezuar per punen dhe mundin e tyre, nuk ja kenaqesi per cdo prind qe femija e tij te arrije sa me lart dhe ti beje te ndihen krenar.
prit kur ta ngacmojne dhe kete seksualisht
Kejsi zemer larte e me larte mos e degjo kete lart se qenka analfabete