Një 35-vjeçare ka përfunduar në pranga, pasi ka tentuar të shesë për 19 mijë euro virgjërinë e vajzës së saj 13-vjeçare.
Ngjarja është shënuar në Rusi.
Irina Gladkikh kishte udhëtuar nga një qytet periferik në Moskë bashkë me vajzën e saj, të cilën do ia linte një biznesmeni vendas për një natë, kundrejt një shume prej 19 mijë eurosh.
Por ajo është futur në kurth nga policia, ndërkohë që Ministria e Brendshme ruse ka shpërndarë edhe një video të saj.(TemA)