FOTOT: “100 fshatrat turistikë”, njihuni me destinacionet e pazbuluara të Devollit

20 Janar 2018, 12:26Lifestyle TEMA
FOTOT: “100 fshatrat turistikë”, njihuni me destinacionet e

“Shqipëria ka mjaft vende të bukura për të vizituar!” Ky është konstatimi kryesor që japin veçanarisht turistët e huaj pasi largohen nga Shqipëria.

Projekti “100 fshatra turistikë” i qeverisë shqiptare ka nxjerrë në pah disa vende të pa eksploruara më parë.

Të tilla janë edhe fshatrat që renditen pas Dardhës, dhe shtrihen zinxhirr përgjatë lumit Devoll.

Qeveria zgjodhi të fusë në projektin ambicioz Devollin e Sipërm i cili vërtet ka se çfarë t’i ofrojë turistëve.

Përfituesit kryesorë do të jenë Nikolica dhe Arrza por pritet të përfitojnë edhe fshatra të tjerë si Sinica dhe Qyteza.

Nëse deri më sot nga kjo zonë juglindore njihnit vetëm Menkulasin e bukur, fshatin e lindjes së poetit Dritëro Agolli, pregatituni të njiheni edhe me vlera të tjera natyrore dhe kulturore që siç duket janë të shtrira më gjërë se aq.

Më poshtë po përcjellim disa prej panoramave që kanë shkrepur turistët. (TemA)

1 komente në “FOTOT: “100 fshatrat turistikë”, njihuni me destinacionet e pazbuluara të Devollit”

  1. PA EMER says:

    perse humbni kot kohen me fshatra tr braktisura ?! Ne i njohim 100 here me mire se ju ..! Investoni atje ku punohet dhe prodhohet, atje ku para mbi 35 vjet kishte ne bujqesi vertet shkence ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje