VIDEO/ Sfida e shoferit, kalon në urën më të rrezikshme në botë

20 Janar 2018, 09:12Lifestyle TEMA

Ky është një moment shumë i frikshëm kur një shoferë i guxumshëm kalon kamionçinën e tij të vogël në një urën të rrezikshme Kuandinsky në Siberi.

Ura e shkatërruar, e cila shtrihet në lumin Vitim, është një nga kalimet më të rrezikshme në planet. Ura e lartë 20 metra nuk është e përshtatshme për të kaluar një makinë dhe nuk ka as kangjella të sigurisë, kështu që gabimi më i vogël mund të jetë fatal.

Shtyllat mbështetëse të urës janë shkatërruar me ndryshk, ndërsa trarët prej druri janë kalbur dhe prishur.

Ura është e gjatë rreth 500 metra. Në dimër, ura bëhet edhe më e pabesë pasi drurët bëhen të rrëshqitshëm.

Kalimi, i cili shkon paralelisht me një urë hekurudhore, dhe është pjesë e rrugës së famshme BAM, një nga rrugët më testuese dhe më të rrezikshme të aventurës në botë.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje