Teuta ka zyrtarizuar dje afrimin e lojtarit shkodran Arsid Kruja.
Mesfushori në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare të klubit bregdetar “KF Teuta” shfaqet i lumtur për aventurën e re, teksa premton se do të japë maksimumin për këtë fanellë.
Arsid çfarë ju bindi të bëheni pjesë e Teutës dhe sa e njihni ekipin?
Eshte nje ekip qe e njoh shume mire dhe nje ekip që ka ne perberje lojtare ne moshe te re jam gati të jap më te mirën per Teuten.
A e dini, që Teuta ndodhet në vendet e fundit në klasifikim? Sa ju shqetëson ky fakt?
E di por ky fakt shpresoj mos të jet problem pasi shume shpejt kam besim qe do arrijme rezultate te mira.
Keni qënë pjesë dhe e disa ekipve ne superligë por dhe nje eksperjencë jashtë vendit, është gati Kruja per te treguar vlerat e tij me te mira per Teutën?
Ktu kam ardhur me qellim qe te jap me te miren dhe te ndihmoj ekipin te ngrihemi sa me lart…un premtoj qe do jap me te miren per Teutën.