Tirana barazon sërish kundër Cherno More, mbyll përgatitjet me barazime në Antalia

23 Janar 2018, 15:34Sport TEMA

Skuadra e Tiranës ka zhvilluar sot ndeshjen e fundit përgatitore në Antalia, përpara kthimit në Shqipëri, ku është përgatitur për pjesën e mbetur të kampionatit.

Ekipi i drejtuar nga tekniku, Ze Maria, ka barazuar me rezultatin e bardhë 0-0 kundër skuadrë së Cherno More, që luan në superlgiën bullgare.

24-herë kampionët e vendit patën disa raste të pastra për shënim, por nuk arritën dot që ta dërgonin topin në fund të rrjetës.

Në këtë mënyrë bardheblutë mbyllin me tre barazime sfidat miqësore që zhvilluan në Antalia.

Përpara këtij takimi Tirana kishte barazuar me Khabarovsk dhe Tobol. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje