Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biazi ka vizituar ambientet e Muzeut Historik Kombëtar ku eshte organizuar ekspozita e momenteve më të bukura dhe më emocionues të rrugëtimit në Europianin “Fancë 2016”.
Trajneri italian ne nje prononcim per mediat foli dhe per zgjedhjet e FSHF-se qe do te zhvillohen me date 7 shkurt, ku mbeshteti kandidaturen e Armand Dukes.
“Për mua Armand Duka ka qenë një person shumë i rëndësishëm ka bërë shumë për sportin dhe të mirën e vendit. Ka eksperiencën për t’i dhënë një shtysë të mëtejshme botës së sportit në Shqipëri. Është presidenti i duhur që duhet të vijojë në krye të FSHF-së.
Përtej meritave që ne i dimë unë kam pasur një raport të shkëlqyer me atë pasi gjithmonë më ka lënë të lirë për të vepruar si trajner. Kanë qenë vite të paharrueshme për mua” tha De Biazi. (TemA)
De Biasi President i FSHFse!
Eshte me shtetesi shqiptare,njeh footbollin mire edhe Fifa edhe ma mire, njeh footbollistat, ka dhane shume per footbollin shqiptar ,nuk bene politike te mbrapsshte edhe nuk eshte i korruptuar.
De Biasi president.