Partizani zyrtarizon dy afrimet e tjera, firmosin Hysenaj dhe Ramadani

23 Janar 2018, 16:47Sport TEMA

Klubi i Partizanit ka zyrtarizuar dy afrimet e tjera ditën e sotme pas mbrojtësit boshnjak Renato Gjokoviç.

Të kuqtë kanë zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes me talentin e skuadrës së Vllaznisë Senad Hysenaj.

Drejtuesit dhe mbrojtësi 19 vjeçar kanë firmosur sot kontratën e bashkëpunimit mes palëve , e cila e konfirmon lojtarin shkodran pjesë të 15-të herë kampionëve të vendit deri në vitin 2021.

Pas firmës së hedhur në kontratë Hysenaj ka bërë prezantimin zyrtar në ambjentet e klubit.

Gjithashtu, klubi i kuq zyrtarizoi dhe afrimin e Emran Ramadanin.

Mesfushori 25 vjeçar, pjesë e ekipit të Renovës nga viti 2013, ka nënshkruar sot kontratën që e lidh me 15-të herë
kampionët e vendit për dy 2 vite e gjysëm.

Mesfushori nga Tetova , pas firmës së hedhur në kontratë, është zyrtarisht lojtar i Partizanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje