VIDEO: Anëtarësimi në BE, Rama takon homologun belg

24 Janar 2018, 17:18Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama u takua me homologun belg Charles Michel në Davos.

Shefi i qeverisë po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror ku bisedoi edhe me kryeministrin belg Charles Michel mbi marrëdhëniet mes dy vendeve.

Rama nënvizoi vullnetin e qeverisë për të hapur negociatat për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndërkohë që e njohu Kryeministrin belg me hapat e ndërmarra në përmbushje të prioriteteve kyçe e në veçanti me ecurinë e reformës në drejtësi dhe Vetting-un.

Ndërkohë, nga ana tjetër kryeministri Michel përgëzoi kreun e qeverisë shqiptare për arritjet dhe rezultatin në zgjedhje dhe ofroi mbështetjen e vendit të tij për aspiratën europiane të Shqipërisë.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje