Të kesh më shumë besim tek Arta Marku, se tek autoritetet italiane!

26 Janar 2018, 19:08Politika TEMA

Nga Bledi Lumani

Nezar Seiti, i konsideruar si “financier” i Habilajve, që ka dijeni për veprimtarinë e këtyre të fundit, është vendosur që të ekstradohet drejt Italisë.

Vendimi ka shkaktuar debate të shumta, pasi pretendohet se me këtë veprim po tentohet që të mbyllet hetimi për Saimir Tahirin.

Kjo, duke qenë se Seiti është i vetmi person i arrestuar në Shqipëri, për dosjen “Habilaj”.

Debati bëhet edhe për faktin, nëse ky ekstradim është i “ligjshëm” apo jo, dhe ka shkaktuar edhe përplasje mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë.

Por, përtej këtyre debateve, është fakt se Seiti prej muajsh ndodhet i burgosur në Shqipëri.

Prokuroria e drejtuar nga Adriatik Llallës, ka pasur mundësinë ta pyesë gjerë e gjatë atë.

Nëse ka pasur për diçka për të thënë për Saimir Tahirin, natyrisht që do e kishte thënë.

Madje e ka më të lehtë të flasë kundër Tahirit, nëse ka informacione për këtë të fundit, tek autoritete italiane.

Këta të fundit pastaj, këto informacione natyrisht që do t’ia përcillnin palës shqiptare.

Është ironike në fakt, por opozita në këtë rast, del se ka më shumë besim tek kryeprokurorja Arta Marku, se tek autoritetet italiane.

Ndërkohë që kundër zgjedhjes së Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, ishin të gatshëm edhe t’i vinin flakën Kuvendit, me pretendimin se ajo është vegël e Ramës.

Imagjinoni tani, nëse Italia fjala vjen, do të kërkonte ekstradimin e Italisë, për ta hetuar ajo dhe jo Arta Marku!

Do të kundërshtonte opozita, si në rastin e Seitit?

Nuk ka njeri që ta besojë se po. Madje në këtë rast, nuk është çudi që opozita të dilte në shesh dhe të kërkonte ekstradimin e tij në Itali.

Por, ashtu si me Tahirin, edhe në rastin e Seitit, opozitës duket se më shumë i intereson të bëjë zhurmë, se sa të zbardhet e vërteta e akuzave për dosjen “Habilaj”.

Akuzat se Seiti do të bënte rolin e të penduarit dhe do të tregonte gjithçka, dhe Rama e largoi atë drejt Italisë për të shpëtuar, duken absurde dhe jo logjike.

Nëse do të ishte kjo arsyeja, Ramës do t’i interesonte ta kishte këtu dhe të përdorte “ushtaren” Artan Marku, siç e konsideron opozita kryeprokuroren, për t’i mbyllur gojën.

Ndërsa në Itali, Seiti nuk ka asnjë presion për të folur kundër Tahirit apo kujtdo tjetër nga qeveria që mund të jetë i implikuar në trafik droge.

Dhe drejtësia italiane nuk është si kjo që kemi ne në Shqipëri, që mbyll sytë dhe gojën, kur në lojë janë politikanët.

Nuk e ka bërë këtë për kryeministrin Berluskoni, jo më ta bëjë për Saimir Tahirin!

6 komente në “Të kesh më shumë besim tek Arta Marku, se tek autoritetet italiane!”

  1. Ollga Toronto says:

    Mos harxhoni kohen kot,po te mos e dergonin ne Itali do thoshin te kunderten,se medemek po e mbajne se kan xanun prokuroren,halli madh i bene qe te flasin kodra mbas bregut.

  2. KryprokuroriMero says:

    E la Saleun, Meten dhe Ramen po i dedikon hapesire Artes Mero degjenerata,hahahhahahhahaha

  3. Devolliu says:

    Veshgjate ! Nuk eshte çeshtje besimi por i zbatimit te ligjit. Nese ka nje hetim per zoterine ne Shqiperi ai nuk duhet te ekstradohet ne Itali.
    Nese ka shkelje afatesh apo rocedurash keto duhet te behen objekt analize juridike dhe te shkohet me tej ne analize panale.

  4. Peza says:

    Nuk ka thene kot populli dikur pa shkolle por i zgjusar per nje shejtan-budalla:
    -“Cfare uji i ke dhene gomarit?
    -Te ftohte-pergjigjej fshatari.
    -E keftohur gomarin-bertisnin qehallaret dhe bamp dajaku ne kurriz.
    -Jo,i kam dhene uje te ngrohte gomarit,ndryshonte fshatari i shkrete.
    -O bo bo e paske djegur gomarin dhe bamp dajakun ne kurriz fshatarit te shkrete!
    Ja keta jane qehallaret e opozites,qe mos qofshin!
    Dhe thone tani qe Enver Hoxha beri krim qe pushkatoi deputetet opozitare ne 1945!!!
    Po he,a nuk jane per te pushkatuar keta bandite antishqiptare qe duan t’i vene flaken Shqiperise per te shpetuar bythen e tyre?

  5. nord.al says:

    Foli Shkelzen Berisha.

  6. Glauk says:

    Cfare eshte ky shkrim idiot as mish e as peshk….

    Marku eshte nje perosn i vene nga klikat nderkombetare aty dhe njeheresh vegel e Rames duke qene se Rama eshte mason i deklaruar dhe vegel e Sorosit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje