BATUTAT/ Fermerët takohen Ramën: E paçi jetën e gjatë. Dhe asaj shoqes që del atje me çizme…

30 Janar 2018, 18:37Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka qenë pasditen e kësaj të marte në Divjakë.

Ai ka vizituar disa sera të prodhimit  të lakrës, por edhe të karotës.

Me këtë rast, Rma ka zhvilluar dhe bashkëbisedime me fermerë.

Kryeministri ka ndarë mendimet me fermerët se si mund të zhvillohet më mirë bujqësia.

Ai bëri me dije dhe subvencionet që qeveria ka miratuar për fermerët.

Rama po ashtu u bëri thirrje fermerëve që të bashkohen në kooperativa, pasi ashtu ata do të kenë më shumë të ardhura dhe më shumë fitime.

Nuk duhet të shkoj secili më vete, duhet një linjë strategjike, dhe prandaj ne duam që të bashkohemi.

Do heqim TVSH për shoqëritë e bashkimit bujqësore.

Duke u bërë bashkë ju ulni koston, hyni në një sistem duke prodhuar gjërat e duhura dhe kur vinë ata nga Tirana që t’ju përçajnë, sepse ju ulni çmimin, ju qendroni bashkë.

Qeveria nuk mbështet të gjithë, por mbështet 15 kultura që kanë të ardhura dhe kanë prodhueshmëri.

Duhet të mësojmë nga suksesi dhe nga gabimet e të shkuarës.

Në qoftë se prodhojmë produktet e duhura, ka treg dhe për brenda dhe për jashtë.

Duke u bërë bashkë keni më shumë sukses”, tha Rama.

Gjatë bashkëbisedimit me fermerët, nuk munguan dhe batutat.

“I miratojmë të gjitha këto që the. E paçi jetën e gjatë. Dhe asaj shoqes që del atje me çizme, ” i tha një fermer Ramës.

Po lerë atë shoqen. Hajde tani”, iu përgjigj Rama shkurt.(TemA)

9 komente në “BATUTAT/ Fermerët takohen Ramën: E paçi jetën e gjatë. Dhe asaj shoqes që del atje me çizme…”

  1. Rrema says:

    Ngele vetëm në Divjakë per bujqesin dil dhe ne vende te tjera e do të shihni si është bujqesia p sh (ne zonën e kryevidhit) qe është ne krah te Divjakës vetëm lumi i ndan.

    1. Demi says:

      Ti o komentus nuk je nga krye vidhi por nga krye p…i. Punoje token dge beja sherbimet si divjaka e do jesh si ata. Ziti nuk ta sjell ne goje e ti te rrishe me goje hapur me surrat nga qielli.

      1. Edkari says:

        Qe nje dite do i turren me dajak ju a them me siguri.

    2. Divjaka Heroike says:

      Si ska turp dhe fytyre ky tradhetar dhe na ben burrin e mire kur na shiti detin perfundimisht, tradhetari legeni Edrama.

  2. Zagaret e Temes says:

    ku eshte komenti im, zagar i Temes…

    vetem 0.1 % te komenteve mi lejoni o qelbanuk degjenerate fshataresh

  3. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Divjaka eshte perle dhe me nje perspektive te shkelqyer ne turizem. Po kam friken se si gjithecka tjeter interesat e barkderrave politikane do e dhjesin edhe kete vend te fundit qe ka mbetur pa u shkaterruar.

  4. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Divjaka eshte perle dhe me nje perspektive te shkelqyer ne turizem. Po kam friken se si gjithecka tjeter interesat e barkderrave politikane do e dhjesin edhe kete vend te fundit qe ka mbetur pa u shkaterruar. ..

  5. Nora says:

    Kush te tha ty idiot DIVJAKA HEROIKE se shiti detin. Dini te lexoni dhe a kuptoni ju o njerez apo degjoni Salen dhe Moniken qe flasin si iu do bytha. Lexoni e degjoni o milet. Edi po ia kthen detin Shqiperise qe Saliu ia kishte dhene grekut. O tutkune informohuni pastaj dilni dhe beni te zgjuarin ne komente

  6. like says:

    si tha shoqja? paçi jeten dhe ate shokun e gjate shoku km! po ja prene fjaline ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje