Deputeti demokrat sqaron votën ndryshe PD-së, për aeroportin e Vlorës: Ju kërkoj ndjesë që votova pro ndërtimit të tij...

30 Janar 2018, 18:01Politika TEMA

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj, ka sqaruar votën e tij pro ndërtimit të aeroportit të Vlorës, ndërkohë që partia e tij votoi kundër këtij projekti.

Ai tha se kjo votë ishte simbolike.

Reagimi i plotë:

Këta do vazhdojnë të vjedhin ashtu si kanë vjedhur deri tani. Pasi u ben milionera me shpikje të panevojshme si checkup-i, tani do vjedhin me një aeroport prej 100 milion, pavarsisht se turizmi në jugun e Shqipërisë ka nevojë të jashtëzakonshme.

Vota ime ishte Pro Aeroportit dhe jo aferës korruptive.

Ju kerkoj ndjesë të gjithë qytetareve të Vlorës dhe demokratëve që mund të jenë lënduar nga ky keqkuptim. I siguroj se vota ime në seancë plenare do të jetë kundër kësaj aferë korruptive.

Jam totalisht kundër mënyrës sesi do ndërtohet sepse është qartësisht e lidhur me synimin e kësaj qeverie për të vjedhur në kurriz të qytetarëve.

Një aeroport që iu përgjigjet nevojave të këtyre përmasave, nuk e kalon shifrën 20-25 milionë euro. Qeveria ka planifikuar ta ndërtojë me 100 milionë euro për të cilat do paguajnë shqiptarët nëpërmjet tarifave të larta që do ketë aeroporti.

Por, dëmi më i madh nuk është ky! Nuk janë 75 milionë eurot, sepse me këtë jemi mësuar. Por, penalizimi që vjen nga fakti që aeroporti nuk do jetë në pronësi të shtetit. Qeveria nuk do mund t’i përdorë tarifat aeroportuale për të tërhequr turistë.

Shumë vende turistike që kanë në pronësi aeroporte, i ulin tarifat deri në zero dhe bëjnë presion mbi kompanitë ajrore loë-cost për të futur linja ajrore. Këto aeroporte heqin dorë nga fitimi prej 10-20 euro/pasagjer në këmbim të harxhimeve prej mesatarisht 100 euro/ për person që bëjnë turistët në ekonominë lokale (hotel, restorant, transport etj.)

Pra, nëse aeroporti do të bëhej me koston reale, pa vjedhje, e financuar me buxhetin e shtetit, qeveria do mund ta përdorte për të ndihmuar realisht turizmin dhe ekonominë vendase. Nëse pyesni veten, si është e munduar që Shqipëria me një pasuri natyrore të këtij lloji, është kaq larg mirëqenies të vendeve si Greqia dhe Italia, kjo është arsyeja.

Sepse ne gjërat i bëjmë në interes të Ahmetajt, Gjiknurit e oligarkëve miq të Edi Ramës si Sinan Idrizi, e jo në interes të shqiptarëve.(TemA)

11 komente në “Deputeti demokrat sqaron votën ndryshe PD-së, për aeroportin e Vlorës: Ju kërkoj ndjesë që votova pro ndërtimit të tij…”

  1. pjeter says:

    Oh oh sa ja paskan terheq veshet Agronit, ja kane terheq aq shume sa i duhet te pellase si veshgjati.

  2. Flori says:

    Edhe aeorpotri i kukesit kushtloi 30 milion euro,i Vlores qe do jete me i madh se i Rinasit kushton 25milion euro hahahahahahaa ik mor debil vrit veten.

  3. spartaku says:

    O deputet! O servil muti! O frikacak! Po,si e drodhe kaq shpejte,apo t’i futen kembet ne nje kepce banditet e pd-ke,kriminelet me damke,si Berisha,Basha,Meta apo Kokmadhja me çizme.Me voten qe dhe per ndertimin e aeroportit,more shume lavderime nga njerzit perparimtar,por tani qe e drodhe, ke sharje me te medha.Keto sharje t’a shtojne reputacioni te Berisha,Basha apo te nje pjese e pd-ke.Mjer ju.Me keto,nuk kini per te ardhur kurre ne pushtet.Eshte e çuditshem, si nuk e kuptojne lideret e pd-ke kete.

  4. Bardhi Tolabi says:

    Ky qenka fare bosh nga koka,e paska pa Tru…
    Po mire o koqe kandari,Tani I mesove keto qe shkruan?Perse nuk i the ne komision dhe te votoje kundra ne see dije?
    Ah i ziu ti cfare the ka gjetur…Ne fillim,ne komision,mendove si Vlonjat dhe per Vloren.Tani te trodhi Salia dhe do votosh kundra ne seance.Puna jote,por Vlonjateve qe te votuan cfare do ju thuash?
    Do ju thuash se 1000vetave dhe familjeve te tyre ju hoqe buken e gojes?Po bizneseve qe do perfitonin nga levizja e mijra dhe qindra mijra turisteve dhe udhetareve nga ky aeropoert,cfare do ju thuash?
    Apo do ju thuash se me mire pa pune e pa buke,ama Rama te mos beje gje per kete popull,sepse PD-erat nuk kane me seete merren tjeter…

  5. saliu says:

    E tregoi edhe nje here veten se qenka komplet .ar. Ne komision voton pro, ndersa ne parlament thote do te votoj kunder. Hajde trap hajde.

  6. Gimi says:

    Ku ti gjej shteti parate more derdimen? Kur shqiptaret nuk duan te paguajne as ujin qe pine as as elektricitetin qe perdorin! Edhe kur ju ben aeroport ju qaheni. Ti e gjete veten pro-ndertimit dhe tani ben lojra fjalesh tu thuash te tuve qe une jam me ju. Kush jane keto aeroporte qe fitojne zero more koke lakror? Cdo qytetar amerikan apo kanadez paguan me qindra dollare edhe nese bileta kushton 0 dollare vetem e vetem per kontrollet qe behen ne aeroport per siguri. Lere pastaj per pagesat per uljen ne aeroport qe cdo aeroprt te kerkon. Kush eshte ai biznes qe punon falas ore komunista? Gjithcka eshte e qarte. Shteti nuk ka para dhe ja jep nje biznesi ta ndertoje. Ne 10 vjet (per shembull) biznesi provat i fiton parate qe investoj dhe ja kthen aeroportin shtetit. Nderjkohe njerezit kane sherbime dhe shteti nuk paguan gje. Ku eshte vjedhja ketu? Kryeministri Rama na e ka spjeguar 100 here si me dizinfektimin e instrumentave kirurgjikal dhe check-upet.

  7. Izeti says:

    Deputet ibiri I botes ,,,,,,,,,ajde.ajde nga kush perfaqesohemi turp,,,,Shehaj,,, Balliu,,,,Salianji. ,, Duma,,,,,,,Murrizi,,,,,,,V. Duka,,,dhe jane jashte parlamentit Topalli,,,,,,,Bregu,,,,,,,Patozi. E.Selami,,,,,,, E shkaterrovi Luli me urdher te.Sales sigurisht P.D.

  8. Velo says:

    AGRONO, çpate që e dhjeve!
    Aeroporti është për VLORËN!
    PD-ja, s’ka bërë asgjë për VLORËN.!
    Po e drodhe, haram të qofshin të gjitha!!????????

  9. ALPINI.
    Ci bere vetes more ditzi tani je i keq me partine dhe i keq me popullin e Vlores.Por ama populli i Vlores nuk ta jep me voten.se per ty me rendesi paska partia se ato 1000 vete qe do te punesohen.Turp te keshe o pseudo deputet.

  10. Viro says:

    Mire te tjerve, po vlonjatve cfare do u thuash, qe s’ duhet aerodromi, apo qe s’ka nevoje per punesime. Te cafte ujku te cafte, mendova se kishe nje fare burrerie, po bere c’bere u fute ne rreshtin e politikes.

  11. Vlora, Vlora says:

    Ne parlament premto solemnisht se nuk ke per te shkelur familisht aeroportin e Vlores bashke me Dash gjizen qe papritur na u be nga katundar Tirone me brekushet zgjyre ne Europian safi pamvaresisht se po ti cash barkun gjen brenda nje sulltan te vogel te ulur kembekryq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje