Çështja e kufijve detarë është një nga temat e diskutuara në bisedimet mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, Nikos Kocias dhe Ditmir Bushati.
Takimet e zhvilluara në dhjetor në Kretë dhe disa ditë më parë në Korçë janë përqendruar në disa pika, përfshirë edhe marrëveshjen e detit.
Një ditë më parë në një raportim mbi bisedimet në Komisionin e Jashtëm, ministri Bushati tha se e ka informuar presidentin e Republikës në lidhje me këto bisedime dhe theksoi se gjatë tyre është shprehur bindja për t’i qëndruar vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me paktin detar me Greqinë.
“Kam biseduar me presidentin e Republikës. E kam informuar për hapat që mund të ndërmerren në parim në lidhje me Greqinë. Ne do t’i përmbahemi vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, tha Bushati.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, ka deklaruar në televizionin shtetëror grek, se me palën shqiptare është rënë dakord për ndryshim të vijës kufitare, pra të marrëveshjes së parë dhe madje se Shqipëria i njeh Greqisë të drejtën për ta shtrirë kufirin në 12 milje detare.
Ky është një aspekt politik që ka dhënë dakordësi në parim për njohjen reciproke të disa koordinatave të përgjithshme, pasi puna konkrete u takon ekspertëve.
Mirëpo këta ekspertë duhet që të marrin plotfuqinë nga Presidenca, jo vetëm pse kështu e thotë ligji, por sepse kjo është një nga çështjet për të cilat është shprehur edhe Gjykata Kushtetuese në rastin e rrëzimit të vendimit të parë.
Burime nga Presidenca thanë për TemA TV se nuk ka ende një kërkesë të tillë nga qeveria.
“Takimet e deritanishme mes dy ministrave kanë qenë politike dhe nuk është ngritur një grup pune për të punuar konkretisht me këtë çështje”, thanë burime nga Presidenca.
Çka do të thotë se dakordësia politike me palën greke duhet të gjejë shprehje konkrete mbi hartë dhe nga ekspertët.
Ky është një vendim që kalon nga presidenti, partia e të cilit sot ka dalë kundër diskutimeve me palën greke.
Mbetet për t’u parë çfarë do të bëhet, por pakti i shumëpritur i muajit prill do të kërkojë gjithësesi firmën edhe të Ilir Metës.(TemA TV)
Ky dyhet te jet nje plan afatgjat qe duhet te perdor Shqiperia deri sa te forcoj pozitat e saj per nje pranim te mundshem ne BE. Me pak llafe hidhe nje gur ne lum dhe hajde anes per ta gjetur ate qe ne te vertet nuk gjendet me se e ka mar rrjedha, dhe ne fund tja lej te tjereve ne dore ta gjejn se vet ne e bem punen e hejdhjes. uroj qe mos te dalin pionier qe do marin iniciativen dhe te dalin me nje gur imagjinar nga lumi dhe te hedhin posht gjith filozofin e krijuar se gjithmon historia shqipetare e ka treguar qe ne shesim dhe bythen , e kemi kultur te huazuar nga fqini jon.
respekte,
Thua te jesh kaq i zgjuar ti?
C’eshte nje gje qe kur i bie me cekic ne koke ja ben bam bam bam..
Qe eshte gozhda gozhda eshte..po nuk ia mundesi te jete kaq e thjeshte..
Dge kjo puna jote.
E paske gjetur thelbin e Ramiut. Qenja i zoti te mashtroje greket duke i dhene det dhe toka nga Shqiperia.
Ketij i thone gjeni o vella, jo shaka.
A more te mjere, ju shiti edhe Rama te Greku. E shiti zagari dhe tradhetari .Tani keni goje dhe flisni. Horrat tane politikane tradhetare si Saliu e Ramiu, po nuk perfunduan si Caushesku i Rumanise do vazhdojne te shesin token dhe nderin shqiptar.
rama beni kujdes mos beni dhe ju gabimet e lulit dhe saliut sa per ceshtjen came nuk do te jete shume e lehte mos u lavderohuni kote.
Me sa duket, shtrirja e Detit Territorial me 12 milje detare duhet patjeter te jete kerkuar duke filluar nga kufijte veriore – veriperendimore te Ishujve te Diapontes (Othonoi, Mathraki, Ereikoussa) ne veri te Ishullit te Korfuzit, duke iu dhene ketyre ishujve te vecante statusin e arkipelagut, pra, duke i marre keta si nje grup ishujsh te lidhur ngushte midis tyre.
Ne emertimin “ arkipelag”, ishujsh apo ishull, nganjehere, ka subjektivitet dhe kjo per qellim te zgjerimit te paligjshem te zones ekonomike ekskluzive si dhe per qellime turistike, duke dhene bile edhe informacion te rreme ne internet e jo rralle, bazuar ne mitet apo legjendat.
Sipas National Geographic, arkipelaget (grumbuj ishujsh te lidhur me njeri-tjetrin) jane karakteristike kryesisht per ujerat oqeanike.
Ne harta satelitore me rezolucion shume te larte , te botuara dhe per keta ishuj, duket qarte se Ishujt e Diapontes, per arsye te origjines se tyre, jane te vecuar nga njeri – tjetri dhe ndodhen brenda ujerave te cekta nga 5-10m deri 100 – 150m.
Si konkluzion, vija bashkuese veriore-veriperndimore e tyre nuk mund te sherbeje si fillim i Detit Territorial. Si te vecante qe jane, keta ishuj nuk duhet te kene det territorial dhe nuk mund te sherbejne as per percaktimin , sic thuhet ne deklarate, te Zones Ekonomike Ekskluzive.
Ne keto kushte, eshte i domosdoshem nje konsultim me eksperte nderkombetare neutrale per kete problem, pavaresisht se pret apo nuk pret koha, ashtu sic jane zvarritur ceshtje madhore per rreth 80 vjet si ai, qe vete pala greke tani e quan absurd. Keshtu, nuk duhet te merret asnje vendim per shtrirjen e Detit Territorial dhe Zones Ekonomike Ekskluzive pa percaktuar bindshem statusin e ketyre ishujve.
Meta eshte ne tepsi, e mbani mend viziten e Metes ne Greqi? Ja pra qe krisma nuk ka pasur. eh popull popull.
E sakte. Meta eshte ideatori i te gjitha pazareve.
Mareveshja e Berishes- Bashes ka qene plotesisht e pranuar nga Meta dhe ky sherbeu si negociator te Ramuti.
Fillesa qendron te haleanca e 2013es dge me tej e 2017es.
Jane te gjitha te planifikuara mire. Qe nga cismja e Mones deri te Janullaqi nenshtetas. .e me tej varrezat dhe perfundimi eshte dhenia e detit.
Monika eshte vetem zhurmuesi per ti treguar shqiptareve armikun.
Si puna e ujkut ajo pune.
Ujku njehere e dy here..te treten nuk e besoi me njeri.
Dhe Ramuti jone..therret ujku ujku..edhe vete e shet Shqiperine sikur e ka trashegimi nga Aneta.
Zogiste tradhetare jane te gjithe
Harrovi ky matherfacher president kur deklaronte ne media kur shiten detin me Saliun Iku koha e komunizmit
meta e ka gati lapsin per te firmosur.
Si shqiptar, më vjen turp për atë që bëjnë njerëzit e mi. Në Kosovë, tradhti më e madhe ka ndodhur. Populli im bëri një marrëveshje tokësore ku ata ndryshuan kufijtë dhe i dhanë 82 kilometra katrorë Malit të Zi. Ata bënë të njëjtën gjë në vitin 2005, ku ata i dhanë një pjesë Maqedonisë. Populli im shitet shumë shpejt. Tradhetaret shqiptare jane te njejtat qe punojne me armiqte e Shqiperise, ata jane te njejtat qe do te afrohen me turqit, greket dhe serbet per te fituar para per nje marreveshje toke. Kosova po pakësohet dhe po kështu është edhe Shqipëria. Kush e vrau Esat pashen? Si skeni turp! Zoti u mallkoft qe e shitni token edhe e tradhetoni trojat tona qe eshte derdhun gjak per ta mbruajt.