Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të LSI-së lidhur me paktin detar më Greqinë.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se akuzat janë qesharake duke i ftuar të bëjnë durim deri sa marrëveshja të konkretizohet e zeza mbi të bardhë.
“Patriotë me çizme e çamëristë të sapongjizur në kazanin politik e mediatik, pasi i lanë poturet për çerekshekulli varur në telin e fqinjit dhe harruan edhe detin në shtëpinë e tij, na janë ndezur sot flakë e zjarr për të bërë shkrumb e hi qeverinë, në turrën e akuzave për tradhëti!
Janë të mjerë që meritojnë veç mëshirë, po kujt ndër ju shqetësohet prej çizmeve të patriotizmës së tyre pa din e as iman, i them bëj durim edhe pak e prit, sa të shkruhen gjërat e zeza mbi të bardhë në dokumentet e marrëveshjes së re me fqinjin.
Dhe ndërkohë mos dysho hiçfare se ne që ditëm t’i hapëm me kurajo e dinjitet, hesapet e 70 vjetëve me fqinjin, ne dimë edhe t’i mbyllim ne dinjitet e mirëkuptim, në interes të Shqipërisë e të shqiptarëve pa dallim??” nënvizon Rama.
Ndërkohë, më herët në një status në rrjetin social Facebook, kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili tha se Rama duhet të largohet nga drejtimi i qeverisë pasi sipas tij shefi i qeverisë gënjeu për çështjen e kufirit detar me Greqinë.
“Kryeministri u çorr për kufirin detar me Greqinë, tani të largohet se gënjeu. Kryeministri ka klithur e ulëritur deri në neveri për çështjen e kufirit detar me Greqinë.
Gjeti edhe tradhtarë e armiq të popullit. Po sot të gjithë mësuam se ujërat greke do të zgjerohen me 12 milje.
Përfundimisht ky kryeministër mbetet gënjështar pa shërim sic gënjeu edhe për çështjen çame.
Ka vetëm një këshillë lidhur me këtë individ, që është sinonim i gënjeshtrës: MOS E BESONI!”, ka shkruar Vasili.
Nga radhët e LSI-së ka folur edhe ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha.
“Kush janë arsyet që Ministri ynë i Jashtëm në 24 orët e fundit ka mashtruar për bisedimet me Greqinë? Komisioni Jashtëm, dëgjoi dje për rreth 3 orë, përrallat e kësaj qeverie për një arritje historike me palën greke.
Dëgjuam mashtrimet për diskutimet mbi cështjen Çame, kur në deklaratat e fundit të Ministrit Kotzias, duket se pala greke nuk ka kryer asnjë diskutim për një cështje që Greqia, sic deklaron ai, nuk e njeh!
Dëgjuam për marrëveshjen e detit, aq shumë të sulmuar deri më sot nga të njëjtët individë, ku e njëjta retorikë u përdor edhe dje! Sot po kuptojmë se Shqipëria paska falur edhe 12 milje të tjera të ujrave Shqiptare!!!
Cfarë po ndodh? Edhe sa mashtrime të tjera jemi të detyruar të dëgjojmë deri në Prill kur të përfundojnë marrëveshjet mes palëve?
Gjithcka qe kërkuam ishte pak transperencë për hir të qytetarëve shqiptarë. Jo transparencë që nuk ka por mesa shoh qënkan të gatshëm të shesin edhe shpirtin e qytetarëve tanë për interesa të ngushta personale!” shkruan Gjosha.
Ndërkohë më herët ka reaguar ashpër edhe PDIU që ka kërkuar transparencë mbi procesin e bidedimeve me fqinjët. Kjo forcë politike i ka dërguar mesazh edhe ministrit të Jashtëm Nikos Kotzias mbi ekzistencën e shqiptarëve të çamërisë.
“Kemi ndjekur me shumë vëmendje takimet për zgjidhjen e problemeve që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Për Çështjen Çame ka një ligj të Kuvendit të Shqipërisë që në vitin 1994 për njohjen e 27 Qershorit si dita e Genocidit mbi Shqiptarët e Çamërisë.
Parlamenti i Shqipërisë e ka përcaktuar qartë, pa ekuivoke si Genocid atë çka ndodhi mbi shqiptarët e Çamërisë.
Po ashtu, ka dhe një rezolutë të miratuar në vitin 2012 për Çështjen e shqiptarëve të Çamërisë detyruese për çdo qeveri.
Të gjithë forcat kryesore politike e kanë në program zgjidhjen e Çështjes Çame si çështje e të drejtave të njeriut.
Madje, theksojmë se forca kryesore në vend kanë propozuar dhe projekt-rezoluta, ku kryeministri do raportonte çdo gjashtë muaj për ecurinë e zgjidhjes së Çështjes Çame.
Komisioneri Han një vit më parë inkurajoi në mënyrë të drejtpërdrejtë , zgjidhjen në tryezën e bisedimeve Shqiptaro – Greke të çështjes Çame .
Ministri i Jashtëm grek deklaroi se Çështja Çame nuk është pjesë e bisedimeve për zgjidhjen e problemeve dhe ajo nuk ekziston.
Ministria jonë e jashtme është e paqartë në verbin e saj publik për çka ka biseduar për Çështjen Çame.
Kërkojmë publikisht nga Kryeministri dhe Ministria e Jashtme të informojnë shqiptarët dhe në veçanti ata çamë – për ecurinë e bisedimeve për një nga çështjet më të ndjeshme për mbi 300 mijë qytetarë të tyre, të cilët presin që autoritetet shqiptare të trajtojnë me detyrim kushtetues e reciprocitet zgjidhjen e kësaj çështje, ku u masakruan 20 përqind e popullsisë dhe 80 përqind e saj u shpërngul në një pastrim etnik të paparë në Europë.
Kërkojmë nga Ministria jonë e Jashtme që duke kryer detyrim kushtetues për reciprocitet, të na informojnë për kërkesën e Shoqatës “Çamëria” për ngritjen e një permendoreje përkujtimore dhe varrezë për mijëra pleq, gra e fëmijë çamë që nuk u vranë në luftë, por në pragun e shtëpive të tyre.
Presidenti i Greqisë në mënyrë të përsëritur kërkon respektimin e të drejtave të njeriut për pakicën greke në Shqipëri, ndërsa nuk ka asnjë problematikë të tillë në vendin tonë, përkundrazi në vendin e tij nuk njihet asnjë minoritet.
Ndaj, i kërkojmë ministrit të Jashtëm për reciprocitet çfarë u bisedua për kerkesën e kahershme tonën për të kërkuar dhënien e statusit të minoritetit etnik shqiptar – popullsisë shqiptare çame që jeton sot e kësaj dite në trojet e veta në Artë, Pargë, Volë, Filat, Paramithi, Margëlliç, Gumenicë e gjetkë që politikanët shqiptarë i takojnë çdo vit, kur shkojnë me pushime në vendin fqinj e bisedojnë shqip me ta.
Kërkojmë të informohemi që bashkë me Ligjin e Luftës a është biseduar për heqjen e efekteve të ligjit të luftës që me një sërë ligjesh-pasojë, kur më i fundit është ai i vitit 1998 për kadastrat greke që pamundësojnë kthimin e pronave të grabitura me forcë.
Ne kemi besuar me durim që qeveritë shqiptare dhe forcat politike do të zgjidhnin me seriozitet e detyrim kushtetues Çështjen e bashkëkombasve të tyre çamë.
Mesa duket zotit Kozias duhet t’ia tregojmë përsëri që Çështja Çame egziston dhe shqiptarët e Çamërisë egzistojnë nga Zoti, pavarësisht se ju u munduat t’i zhdukni.
Por, duke ndjekur të gjithë hapat e duhur ligjore, padyshim dhe protestat e çdo formë tjetër të arsyeshme e demokratike jemi gati t’ia u tregojmë se Çështja Çame egziston e kërkon drejtësi europiane, por edhe çdokujt që mendon se mund ta përdorë sipas interesave të ditës apo të bëjë pazar me këtë Çështje apo çdo Kali Troje që harron që asnjë nuk mund të negociojë për ne, përveçse Shoqatës “Çamëria” dhe PDIU.
Ndryshe turpi i historisë dhe jo vetëm do të bjerë mbi çdokënd që mendon se mund të lozë, të bëjë pazar apo mund ta lërë apo marrë këtë çështje.
Urojmë shumë si gjithë shqiptarët që ky të jetë viti i Skënderbeut dhe jo i Hamzait!” shkruhet në deklaratën e PDIU-së. (TemA)
Ti nuk je Kryeminister tu befsha, ti je KryeKaraVidhe. Ty or te keqen edhe Magjistari David Koperfild do te te kishte zili per nga aftesia qe ke per ti hedhur trute e gomarit nje populli te tere. Vetem nje pyetje duhet te te bejne gazetaret ty dhe atij natmirit negociator. A do e pranoje Greqia qe ka kryer genocid ndaj popullates came e cila per fatin tend te keq i bie te ishte edhe shqiptare njekohesisht? Te jane masakruar bashkekombasit nga disa muajsh deri pleq qe nuk leviznin nga shtrati, te ka bere mutin greku mu ne maje te kokes, zotrote c’ke nder mend te mbesh, do ngjyesh gishtin e ti mbash ere apo do ti japesh hakun qe i takon?
Ti nuk je Kryeminister tu befsha, ti je KryeKaraVidhe. Ty or te keqen edhe Magjistari David Koperfild do te te kishte zili per nga aftesia qe ke per ti hedhur trute e gomarit nje populli te tere. Vetem nje pyetje duhet te te bejne gazetaret ty dhe atij natmirit negociator. A do e pranoje Greqia qe ka kryer genocid ndaj popullates came e cila per fatin tend te keq i bie te ishte edhe shqiptare njekohesisht? Te jane masakruar bashkekombasit nga disa muajsh deri pleq qe nuk leviznin nga shtrati, te ka bere mutin greku mu ne maje te kokes, zotrote c’ke nder mend te mbesh, do ngjyesh gishtin e ti mbash ere apo do ti japesh hakun qe i takon??
Me i lenduari per keto mashtrime do jete presidenti ,se nuk i duron dot padrejtesite, Vrapoi me Vangjel Dulen me vete te zgjidhte ceshtjet dypaleshe. Njerezit me dy pare med nuk kane si te genjehen nga “retorika spekulative” ,sic thote i nderuari president dhe e dine qe LSI -se as ja ndjen as per detin,as per Camerine..
U trete, Vasil u trete,
duke rene asaj trumpete
sos u perpoqe per vete,
por per gjithe vilajete.
Po puna eshte z.Rama,se me duket se i paskeni varur te gjithe poturet ne telat e fqinjit, dhe pa poture si do na coni ne Europe.
Edhe ty qe se kishe problem ti hiqje ,te ka kaluar vakti dhe do ti mbash veshur.
Dikur hiqnin gunen e hidhnin mbi tela shqiptaret ,tani po heqin poturet.
Nuk kemi as mide tu imagjinojme me brek ,se vetem surratin po u shohim dhe na e shpifet a u marte dreqi.
Spekulant interesaxhinj 27 vjecar!
Tallu tallu. Kur shet shqiptaret sikur te ishin rrecka te vjetra te jevgu, nuk ka si te mos shesesh camet.
Janullaqi u be shtetas shqiptar. Pronat Kisha greke i mori ne Shqiperi.
Sinoret e varrezave i vune.
Detin e moren, ua dhe ti dmth. Cameria zgjidhet vetvetiu. Me Vorio-Epirin.
Lum tradhetaret ne kete vend. Ne vend te hane plumbin shperblehen.
Ti qe shekrun per ramen je trap na kini care k…n me camerin eshet kryeministri mi mire qe kemi patur por duhet te behemi ne njers te kuptoim te vemi perpara jo me Bashen trapin
Nga menyra se si komenton , duket fare qarte qe je njeri i pjerdhur nga trute e kokes ,i pame dhe kryeministrat e tjere para Edit . Ceshtja came eshte ketu dhe 70 e ca vite , ti karagjoz muti ja ngarkon Edi Rames ???? Pse nuk thua gje per te gjithe qe ishin para tij ?? Qe jo vetem nuk i e zgjidhen ceshtjen came , por shiten dete, vrane e prene dhe tani bertasin me shume se nga camet vete . keto ty nuk te bejne pershtypje ?? Po te ben shtet , se ishe nje bordello e gjysem . Kryeministri ka rene dakord qe camet te shkojne ne Greqi , se deri dje nuk u lejohej te futeshin , a e di kete ?? dhe me tapite dhe te gjitha te drejtat tiu drejtihen drejtesive europiane te Hages , po kete a e di ??? Keshtu qe para se te shkruash lexo me shume dhe shkruaj me pak ………
..uroj te mos jete e vertete!
Nuk e di kush eshte mashtruesi me i madh nga Kryministrat shqiptare, Saliu apo Edrama?
1. Mbani mend qe kurre spremtoi ti jepte fund ceshtjes detit ne interes te Shqiperise.
2. Mbani mend qe kurre muk e kritikoi Adriatik Llallen.
3. Mbani mend kurr nuk ngriti padi kundra Sali Berishes per Tradheti, Vrasje, Korrupsion dhe shkelje te kushtetutes.
4. Mbani mend qe Edi Rama personalisht ka dashur plehrat e botes te digjen ne token shqiptare.
5. i vetmi premtim qe ka mbajtur Rama eshte ai qe Saliu do gezoje Pensionin me pleqeri te mbare.
lejo komentin ju lutem
PATRIOTE ME FJALE
MBI DHE SKENDERBEU
U KUSHTON KULETA
ME SHUME SE ATDHEU !
Shkurt e bukur
CON NJE KASHTE E DALIN GJASHTE !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Saimir Tahiri paska pergjuar Ilir Meten dhe ministrat e LSI-se, deklaroi Kryemadhja e LSI-se !
E pastaj !?
E ka pase detyre ligjore te kujdesej per sigurine e Kuvendit e Qeverise !
Po a nuk ishte Zevendeskryetari LSI-se, krahu i djathte i Ilirit, deputeti shkues i marteses me PDSH- ne e Sali Berishen ne qershor 2009, ministri i Ekonomise i LSI-se Z. Dritan Prifti, drite paste, qe jo vetem e pergjoi, por edhe e filmoi, rregjistroi me ze e me figure Ilir Meten dhe koleget e tij te kusarise ne 84 video CD, ku vetem nje faqe e bllokut fuste 700 000 euro ne xhepat e kryetarit !
Cfare vetdemaskimi i Mones me kete deklarate!
Co nje kashte e dalin gjashte, meson filozofia popullore !
Ka edhe nje xhevahir tjeter sovrani. Mban pak ere LSI. por ajo kuterbon gjithandej:
Kur je dhjere mos e ngrej koken !
Kryemashtruesve te rilindjes Ju çorr maska!
Jep doreheqjen sa me shpejt ore tradhtar