Fatmir Xhafaj jep lajmin për ndalimin e parë për vrasjen e Devi Kasmit

30 Janar 2018, 21:21Kronika TEMA

“Është arrestuar bashkëpunëtori kryesor i autorit të dyshuar të vrasjes së ndodhur një natë më parë në kryeqytet”

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka publikuar lajmin në “Studio e Hapur: për arrestimin e bashkëpunëtorit të autorit të vrasjes së ndodhur një natë më parë në kryeqytet.

Ministri Xhafaj deklaroi se është ndaluar bashkëpunëtori kryesor i Domart Konjarit,  autorit të dyshuar të vrasjes së Devi Kasmit.

“Kam dijeni sepse jam informuar nga Policia e Shtetit, se është ndaluar bashkëpunëtori kryesor i autorit të vrasjes.

Ai që e ka ndihmuar është tashmë në duart e policisë dhe po kryhen veprimet përkatëse për të procuduar më tej.

Orët dhe ditët në vazhdim do të njiheni me informacione të tjera rreth kësaj ngjarjeje”, tha ministri Xhafaj.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje