Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka reaguar ashpër mbi detajet e para të publikuara për dialogun Shqipëri-Greqi.
Teksa një ditë më parë ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias deklaroi se çështja “Çame” nuk ekziston, forca politike që mbron të drejtat e komunitetit çam i kujton diplomatit fqinj se pavarsisht përpjekjes për t’i zhdukur, ajo popullsi kërkon drejtësi europiane.
PDIU ka kërkuar transparencë mbi bisedimet e zhvilluara deri më tani për të evituar ngjarje të pakëndshme historike.
Deklarata
Kemi ndjekur me shumë vëmendje takimet për zgjidhjen e problemeve që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Për Çështjen Çame ka një ligj të Kuvendit të Shqipërisë që në vitin 1994 për njohjen e 27 Qershorit si dita e Genocidit mbi Shqiptarët e Çamërisë.
Parlamenti i Shqipërisë e ka përcaktuar qartë, pa ekuivoke si Genocid atë çka ndodhi mbi shqiptarët e Çamërisë.
Po ashtu, ka dhe një rezolutë të miratuar në vitin 2012 për Çështjen e shqiptarëve të Çamërisë detyruese për çdo qeveri.
Të gjithë forcat kryesore politike e kanë në program zgjidhjen e Çështjes Çame si çështje e të drejtave të njeriut.
Madje, theksojmë se forca kryesore në vend kanë propozuar dhe projekt-rezoluta, ku kryeministri do raportonte çdo gjashtë muaj për ecurinë e zgjidhjes së Çështjes Çame.
Komisioneri Han një vit më parë inkurajoi në mënyrë të drejtpërdrejtë , zgjidhjen në tryezën e bisedimeve Shqiptaro – Greke të çështjes Çame .
Ministri i Jashtëm grek deklaroi se Çështja Çame nuk është pjesë e bisedimeve për zgjidhjen e problemeve dhe ajo nuk ekziston.
Ministria jonë e jashtme është e paqartë në verbin e saj publik për çka ka biseduar për Çështjen Çame.
Kërkojmë publikisht nga Kryeministri dhe Ministria e Jashtme të informojnë shqiptarët dhe në veçanti ata çamë – për ecurinë e bisedimeve për një nga çështjet më të ndjeshme për mbi 300 mijë qytetarë të tyre, të cilët presin që autoritetet shqiptare të trajtojnë me detyrim kushtetues e reciprocitet zgjidhjen e kësaj çështje, ku u masakruan 20 përqind e popullsisë dhe 80 përqind e saj u shpërngul në një pastrim etnik të paparë në Europë.
Kërkojmë nga Ministria jonë e Jashtme që duke kryer detyrim kushtetues për reciprocitet, të na informojnë për kërkesën e Shoqatës “Çamëria” për ngritjen e një permendoreje përkujtimore dhe varrezë për mijëra pleq, gra e fëmijë çamë që nuk u vranë në luftë, por në pragun e shtëpive të tyre.
Presidenti i Greqisë në mënyrë të përsëritur kërkon respektimin e të drejtave të njeriut për pakicën greke në Shqipëri, ndërsa nuk ka asnjë problematikë të tillë në vendin tonë, përkundrazi në vendin e tij nuk njihet asnjë minoritet.
Ndaj, i kërkojmë ministrit të Jashtëm për reciprocitet çfarë u bisedua për kerkesën e kahershme tonën për të kërkuar dhënien e statusit të minoritetit etnik shqiptar – popullsisë shqiptare çame që jeton sot e kësaj dite në trojet e veta në Artë, Pargë, Volë, Filat, Paramithi, Margëlliç, Gumenicë e gjetkë që politikanët shqiptarë i takojnë çdo vit, kur shkojnë me pushime në vendin fqinj e bisedojnë shqip me ta.
Kërkojmë të informohemi që bashkë me Ligjin e Luftës a është biseduar për heqjen e efekteve të ligjit të luftës që me një sërë ligjesh-pasojë, kur më i fundit është ai i vitit 1998 për kadastrat greke që pamundësojnë kthimin e pronave të grabitura me forcë.
Ne kemi besuar me durim që qeveritë shqiptare dhe forcat politike do të zgjidhnin me seriozitet e detyrim kushtetues Çështjen e bashkëkombasve të tyre çamë.
Mesa duket zotit Kozias duhet t’ia tregojmë përsëri që Çështja Çame egziston dhe shqiptarët e Çamërisë egzistojnë nga Zoti, pavarësisht se ju u munduat t’i zhdukni.
Por, duke ndjekur të gjithë hapat e duhur ligjore, padyshim dhe protestat e çdo formë tjetër të arsyeshme e demokratike jemi gati t’ia u tregojmë se Çështja Çame egziston e kërkon drejtësi europiane, por edhe çdokujt që mendon se mund ta përdorë sipas interesave të ditës apo të bëjë pazar me këtë Çështje apo çdo Kali Troje që harron që asnjë nuk mund të negociojë për ne, përveçse Shoqatës “Çamëria” dhe PDIU.
Ndryshe turpi i historisë dhe jo vetëm do të bjerë mbi çdokënd që mendon se mund të lozë, të bëjë pazar apo mund ta lërë apo marrë këtë çështje.
Urojmë shumë si gjithë shqiptarët që ky të jetë viti i Skënderbeut dhe jo i Hamzait!
Bravo Idrizi! Shume e drejte !
Ty nuk të ka votuar as nëna jote, mor derdimen dhe mos na shit dëngëla…! Ja ku i kini Gjykatat Evropiane e Ndërkombëtare, drejtohuni aty për të drejtat tuaja…
Se perse i drejtohet Kotsias ky, kete nuk e kuptoj dot?!
Ik te ta zgjidhi Europa, vetem nje keshille perpara se te lepihesh ne Europ lexo ne Internet…. (Roli i Britanikve dhe i Woodhouse ne “genocidin” cam), ne Shqip.
Atje do te lexosh per ultimatumin e prer ndaj Grekve… spastroni Thesprotin nga kolaboracionistet Cam.
Fakti ,o FLM ,qe genicidi cam u ben me bekimin nen ze te Britanikeve,ashtu sic edhe Shqiperia u copetua edhe me bekimin e tyre,nuk c’ben te verteten.Meqe ti si reference te se vertetes ke internetin,te tjere kane historine reale dhe llogjiken minimale.Per nje qenie deficente si ty,pervec te lig,nuk ka si te bej nonsense,masakra e civileve te pafajshem,femije,gra.
Gjaku i atyre civileve shqiptare te masakruar nga andartet grek ,qysh nga 1900 e tej,kudo ne Shqiperi e jo vetem ne Cameri,qofte pellgu ku zoti do te denoj te perpelitesh perjetesisht,ty dhe te gjithe ata perbuzin tragjedite njerezore.
inciativa ime me disa miqe anerikan,evropian e israelit per nje padi internacionale ndaj turqis per genocidin 500 vjeqar turk,po pelqehet nga shume shoqata,qarqe e parti ne evrope.se pari ne populli shqiptar kurre nuk keni bere nje referendum per trakt pajtimi me turqin.tjetra se armenia beri padi kunder turqis per genocidin e 1912-13 tes dhe u njofe nga shume vende te globit.por edhe israeli kunder gjermanis,ku gjermani pagujti disa mld .edhe ne do gjobisum turkun me 10 mld,dhe ndalim hyrhe ne kosove e shqiperi ne 50 vitet e ardhshme.
Z.Idrizi. Duhet te merruni me partine tuaj ose hiqni dore duke i lene mundesi dikujt te pakompromentuar ne lojera politike.
Nuk eshte se me cudit niveli i perfaqesimit ne PDIU ,pasi nuk eshte se po ndrin nga dinjiteti dhe niveli i larte perfaqesimit ne partite e tjera.
Alla shqiptarece te gjithe.
Por ju nuk u lejohet te beheni pjese e interesave politikesic jeni bere deri tani,as duhet te keni qellim rendjen pas posteve e vendeve te punes.
Ju duhet te ushtroni presion ndaj cdo qeveri,pa u bere pjese klanesh politike.Deputetet tuaj as kane reaguar ne parlament me gjithe kete fare e allasoj zhvillimesh.
Ceshtja came nuk eshte ceshtje e nje partie,as e nje krahine.Keni kunder nje tabor edhe nga politikanet tane qe duan ta konsiderojne si ceshtje te nje grupi njerezish.Ate fjalen komunitet hiqeni nga fjalori.Camet jane shqiptare dhe pjese e etnise se ketij kombi.
Mos u jepni shkas manipuluesve.
Kur Sali Qeni i dhuroj 350 Km katrore ne gjiun e Sarandes Greqise,”Cami” Idriz (aleat i pd-es ne ate kohe) u pyet per kete fakte,ju kujtohet si u pergjegj:”Nuk kam informacion”.Ky eshte mender patrioti Shpetim Idrizi.
Ky eshte nje mut i Fatos Nanos, drejtor i pergjithshem i doganave ne kohen e Tosit. Ka bere leke me thase per vete e per Fatosin, eshte njeri i kapur, njeri me dosje nga sherbimi grek per aferat korruptive te tijat dhe te Nanos, njeri i shantazhueshem dhe aspak i besueshem per ti lene ne dore nje ceshtje kaq te madhe. Ky u be vrer se nuk u be deputet, se mendon qe ceshtja came do mbrohet me mire po u be bytha e ketij deputet. Patriotet e vertete nuk kane nevoje per tituj politike, ai qe lufton vertet per interesat e vendit te tij nuk do pranonte te ulej ne nje parlament qe nuk perkujton daten e genocidit ndaj cameve, qe nuk mban nje minute heshtje ne nderim te viktimave te genocidit. Ne nje kohe kur ceshtjen kombetare partite politike e kane per te fshire menderen dhe e perdorin per kolltukun e tyre ath nuk ke me ca pret nga kjo klase politike, vete njerezit patriote e te ndershem duhet te organizohen ne shoqata patriotike duke krijuar lidhje dhe ndergjegjesuar cdo njeri e duke krijuar nje lob patriotik jashte politikes, lob qe do ndikonte ne votat ne kohe fushatash e qe do kondiciononte politiken qeverisese, nje lob i forte e i qendrueshem patriotik dhe i financuar vullnetarisht nga biznesmene vendas e te diaspores qe me nismat dhe levizjet e tij te ndikoje per te miren e shqiperise brenda dhe jashte saj. Por jo me njerez si ky idrizi.