REPLIKAT/ "E ke në terezi ti o byrazer, i fut një tralala dhe je në rregull", Rama batuta me qytetarët: I humbe tërë flokët dhe...

30 Janar 2018, 10:01Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer sërish replikave me ndjekësit e tij në rrjetin social “Facebook”.

Edhe këtë herë shefi i qeverisë nuk i ka kursyer batutat me qytetarët të cilët kanë ironizuar punën e tij në krye të qeverisë.

“Komentuesi: 1 Rrogat i kemi si ne Afrik zoti Kryeministër. Po nejse ti vet je rahat

Rama: Vertet? Ne fakt para kater vjetesh i kishim me te uletat ne Ballkan, sot jo me! Natyrisht si ne Zvicer ku jeton ti nuk i kemi, se edhe atje rrogat nuk jane ngjitur aq lart per kaq pak kohe sa une kam privilegjin te qeveris Shqiperine, po per shume e shume kohe me teper.

Komentuesi 2:  Mire e ke o byrazer , i fut nje tralala dhe ne rregull je ti!!! Mjer populli qe po ha veten nga mireqenia qe keni sjelle ju bletet mavi…

Rama: Ne fakt tralalase i’a futen udheheqesit e tu per aq shume vite sa ti i humbe tere floket e tani m’i kerkon mua.

Komentuesi: Haahah… Ne fakt mezi po e mbaj te qeshuren… hahahh. Jam fare i qarte qe TI nuk je Zoti dhe ske lidhje me floket e mij por ama tralalase ja thua aq mire sa ja u morre mendjen njerezise qe ta dhane voten perseri TY dhe tani po hane veten e tyre!!! Helbete i besuan BLETES se nuk te dinin GJINKALLE…. Tung.” (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje