Rishfaqet në Mal të Zi biznesmeni kontrovers Heinrich Thomet, i lidhur me Gërdecin. Sërish me një aferë të dyshimtë

31 Janar 2018, 16:55Rajoni TEMA

Një fabrikë malazeze armësh, e cila pjesërisht zotërohet nga biznesmeni kontrovers i armëve Heinrich Thomet, aferat e të cilit u zbuluan në vitin 2008 në Shqipëri, u mbyll përkohësisht pas disa aksidenteve të ndodhura vitet e fundit.

Nga Dusica Tomovic

Fabrika më e madhe e armëve në Malin e Zi, Tara Aerospace në qytetin verior të Mojkovaçit, që zotërohet pjesërisht nga tregtari kontrovers i armëve, Heimrich Thomet, u mbyll përkohësisht të martën pas shpërthimit të një dite më parë që plagosi dy punëtorë.

Dy punëtorët pësuan plagë të rënda, kërcënuese për jetën gjatë shpërthimit dhe më pas u transportuan në Beograd për t’u mjekuar në Akademinë Mjekësore Ushtarake Serbe.

Televizioni publik i vendit, RTCG, citoi një njoftim për shtyp të lëshuar nga kompania ku thuhej se fabrika u mbyll pasi autoritetet nisën një hetim për shkaqet e aksidentit të ndodhur të hënën.

“Pavarësisht gjithçkaje që kemi ndërmarrë [për të garantuar sigurinë] dhe rregullat e sigurisë në vendin e punës, dje ndodhi një aksident”, tha kompania.

Kompania nuk zbuloi nëse fabrika u mbyll me urdhër të shtetit malazez ose nëse drejtuesit e vendosën këtë.

Shpërthimi në ish-fabrikën shtetërore ishte i katërti që kur kompania u privatizua në vitin 2014.

Në qershor të vitit 2015, një shpërthim vdekjeprurës vrau punëtorin Slobodanka Koriç dhe la shtatë të tjerë të plagosur.

Në shkurt të vitit 2014, u plagos Gordana Boskoviç, drejtuesja e sektorit të piroteknikës dhe më 24 tetor të njëjtin vit gjashtë punëtorë u plagosën nga një shpërthim.

Heinrich Thomet, biznesmeni në qendër të një skandali që përfshiu furnizimin e Pentagonit me municione shqiptare me destinacion Afganistanin në vitin 2008, është aksioneri kryesor në kompaninë Tara Aerospace.

Thomet qe në listën e atyre që duhen vëzhguar nga CIA si “trafikantëve të armëve” në kohën e marrëveshjes në vitin 2008, sipas një raporti të Kongresit.

Edhe pse kurrë nuk u akuzua për një vepër penale, emri i tij doli në dokumentet e Prokurorisë shqiptare dhe në një raport të Kongresit në SHBA, si një ndërmjetës kyç në aferën shqiptare, që më vonë frymëzoi filmin Hollivudian Qentë e Luftës (War Dogs) të vitit 2016.

Ai u përfshi sërish në sigurimin e municioneve për qeverinë amerikane në vitin 2017 përmes një prej kontraktorëve të saj më kryesorë, gjigantit britanik të mbrojtjes, Chemring.

5 komente në “Rishfaqet në Mal të Zi biznesmeni kontrovers Heinrich Thomet, i lidhur me Gërdecin. Sërish me një aferë të dyshimtë”

  1. Bushi says:

    Shikoni o njerez,pse u plagosen dy veta,u mbyll fabrika ne Malin e zi,dhe pezullohet drejtuesi.Ne Gerdec te Tiranes,u be nje shperthim qe i ngjante nje vullkani,u hapen 26 varre,u plagosen 300 te tjere,u rrafshua nga faqja e dheut i gjithe fshati,dhe protogonistet kryesor nuk iu fut asnje gjembe ne kembe,I pari Sali Berisha,pastaj i biri i tij Shkelzeni,ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu,dhe drejtues te tjere,kane pergjegjesine kryesore,para ligjit dhe zotit,te cilet meritojne denimin kapital me varje ne litar.

  2. Gerdeci says:

    Ku ka veprime mafioze do te gjesh Klanin Duka Zemun dhe Fatmirin Yyyyyyyyyyyyyyy rrace mafiozesh Nuk u ngopet kurre Maskarenj.Ju mallkofte ky vend per cfare i keni bere.PLEHRA

  3. Patosi says:

    Te vije arome parash dhe mos te gjesh aty Duket dhe Fati Mehdihoxhen E pamundur

  4. Shijaksi says:

    Te shfsrosen keta rrace e keqe mafioze Duka–Mediu

  5. Neveria says:

    O my god!!!!! Cfar shemtiresh te neveritshem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje