Bashkim Fino nxjerr bllof sekretarin e FSHF-së për shifrat e shpenzimeve në FSHF

4 Shkurt 2018, 14:47Sport TEMA

Kandidati për postin e presidentit të FSHF-së, Bashkim Fino, i është përgjigjur sekretarit Ilir Shulkut për abuzimet që FSHF-ja ka bërë me fondet.

Shulku u mundua që të hidhte poshtë akuzat e Finos, por me anë të një deklarate Fino tregon shumat e abuzimit që insititucioni i fubtollit shqiptar me në krye Armand Dukën kanë shpenzuar në gjithë këto vite.

Fino thekson se dosjet e abuzimeve janë hapur dhe pritet të dalin të tjera.

Postimi i plotë i Bashkim Finos.

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, tentoi të manipulojë për herë të dytë opinionin publik me shifrat dhe abuzimet e FSHF-së. Dëshira për të ndihmuar shefin, ndonjëherë të shtyn edhe në gabime qesharake. Por, për t’i treguar zotit Shulku, ashtu si edhe opinionit publik, shifrat e përmendura nga ana ime janë mëse të vërteta. Aq më tepër, që sekretari i FSHF-së, lexoi diçka në letër, pa treguar asnjë faturë si provë…

– Shulku gënjen kur thotë se 60% të pagesave për kompaninë “VAS TOUR” ka qenë për organizimin dhe akomodimin e “EURO 2016”. Për ta ditur sekretari i FSHF-së dhe opinion publik saktësisht janë si më poshtë:
• Janë paguar 373 milionë lek (të vjetër) për periudhën janar-maj 2016
• Janë paguar 170 milionë lek (të vjetër) për muajin qershor 2016
• Janë paguar 49 milion lek (të vjetër) për muajin korrik
• Janë paguar 392 milionë lek (të vjetër) për periudhën gusht-dhjetor 2016

(Pra, nuk ka lidhje 60% me Euro 2016)

Për t’i shpjeguar më tepër, i ka paguar shoqërisë zvicerane “KUONI” 75 milionë lek në gusht dhe 96 milion lek në mars 2016, për akomodime (para dhe pas Europianit)

– Sa i përket deklaratës së buxheti në vitin 2016 ka qenë 7.1 milionë euro, i kujtoj se të ardhurat gjithëpërfshirëse për vitin kalendarik 2016 janë 32 miliard e 928 milionë e 590 mijë lekë (të vjetër) dhe shpenzimet janë 26 miliard e 40 milionë e 65 mijë lekë (të vjetër) (të marra nga pasqyrat financiare të publikuara nga vetë FSHF)

– Për kompaninë “Top Al”, Shulku thjesht konfirmoi shifrën time, por nëse unë e thashë në Lek, ai e konvertoi në Euro.

– Për shpenzimet e “Tropikal” nuk reagoi aspak

Duke qenë se nuk paska informacionin e duhur dhe duke qenë se ka qenë një mbrojtës në karrierën si futbollit, mendoj se sapo bëri një “autogol” me shifrat.

Gjithsesi, po i zbuloj edhe disa fatura të tjera milionere që Armand Duka ka shpenzuar për luks me paratë e klubeve të futbollit. Që vetë aktorët e futbollit, të kuptojnë se si paratë që vijnë për ta, shkojnë për bileta, akomodime, apo edhe për dreka e darka:

– Në vitin 2015, kompania “VAS TOUR” ka marrë plot 781 milion lek (të vjetër) për bileta avioni dhe akomodim (kujtoj që nuk ka pasur kampionat europian).

– Resorti “Tropikal” ka marrë 172 milionë lek (të vjetër)

– Kompania “PLUS” ka marrë 43 milionë lek (të vjetër)

– “Gustoso” ka marrë 52 milionë lek (të vjetër) për dreka, në vetëm 4 fatura

Harem me paratë dhe djersën e klubeve që investojnë me sakrifica…

Dosjet e abuzimeve janë hapur. Prisni të tjera…

(TemA)

12 komente në “Bashkim Fino nxjerr bllof sekretarin e FSHF-së për shifrat e shpenzimeve në FSHF”

  1. Fin says:

    Barrkderrin Fino po e ngre ne detyre edhe Tema e Meros

  2. Boston says:

    Ra ne usta FSHF, dhe do te ishte nder ta zgjidhte ne krye kete personalitet te shtetit Shqiptar. Eshte koha te happen kartat e vjedhjes dhe per FSHF. Keshtu ndodh kur uji nuk rrjedh, qelbet dhe eshte me se e neovjshme te shpelahet vendi me uje te paste.

  3. ce says:

    Po Haxhi Lleshin e Federates qe njihet mire per aferat e tij dhe aksionet ne firmat e ndryshme, shokun e ngushte te kryehajdutit Ardian Fullani me te cilin drekon çdo muaj tek Vollga ne Durres kush po e mban ne pushtet. Ka ikur koha e këtij mullari me kashte ne krye te federates, njeri pa nivel qe para Finos ne ekran dukej si mi i lagur……

  4. Goni says:

    Duka ky plere qe duhet zhdukur nje ore e me pare

  5. Goni says:

    Duka plera katunari shijakut

  6. FSHF says:

    Ju hajdetet e Don Dukes kur ju nxjerrin grabitjet ne shesh atehere filloni e shani .Por edhe pa folur Fino per ju cdo shqipetar e njeh Duken e Kokajt e Klan kazanin e Sandrit E Top kazanin e vjollces po hedhin thaset me miliona ne aleance mafiozesh per te betonuar perjetesisht kryemafiozin e ZEMUNIT Duken dhe gjithe KLANIN tij mafioz

  7. Zhdukeni Don Duken e gjithe Duket e krimit

  8. Z.Fino e dime qe eshte teper e veshtir te shporresh ate kancer futbolli bashke me klanin e Sandri , Fevzos e Arjan Cani koqet e gomarit jane.Shtoi Shulkun, Shaqen Dervish kryehajdutin e gjithe projekteve,e te vjithe Banden e hajduteve te FSH se dhe kryehajduteve te mediave.Do ti vjellin nje dite te gjithe keta plera mafioze parate e ketij populli se e kane lene shume te varfer dhe keta grabitqare tallen me gjakun e shqipetareve.

  9. Turp i madh says:

    Mendoj se RAMA nuk duhet te rrije e te beje sehir Don Duk mafiozin por duhet te kontribuoj ta zhduki kete mafie gjigande.Eshte koha ti bej nder vetes ,futbollit e Shqipetareve.Turp te rrije ai mafioz Zemun akoma ne krye te FSHF edhe pas 16 vjetesh.Turp zoti Kryeminister Turp Nuk mund e nuk duhet te qendroni indiferent ne rastin me te mire dhe akoma me keq nese mbeshtesni Duk mafiozin

  10. Kuq e zi says:

    Po ku tundet nga themelet mafiozi .Kane mbaruar njerezit e perkushtuar dhe atdhetare,perndryshe nuk duhet ti shkonte ne mend Don plehut mafioz qe te kandidonte perseri pas 16 vjetesh. Si nuk doli nje burre i zoti dhe ta ndalte te kandidonte ai pleh mafioz qe ka qelbur kudo ka shkelur neper stadiumet shqipetare. Dikush duhet ta ndalte ate kancer

  11. toni says:

    Po na mori lumi po fitoi Fino, se ky luan bixhozin fort. Eshte i tmershem kazinove ky. Zoti na mbrofte nga keta te pangopur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje