Prokuroria e Krimeve të Rënda është duke hapur dosjet e përfaqësuesve dhe ish-përfaqësuesve të niveleve të larta.
Një prej tyre është edhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ku dyshohet se janë kryer abuzime të mëdha financiare.
Burime për “TemA” konfirmojnë se Prokuroria e Krimeve të Rënda është duke shqyrtuar ndër të tjera edhe dosjen e një ish-ministrit të LSI-së Edmond Haxhinasto.
Ai është vendosur nën hetim për korrupsion gjatë mbajtjes së postit të ministrit të Transporteve për tre vite radhazi.
Ish-ministri i transporteve Edmond Haxhinasto, aktualisht deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, është nën verifikim nga prokuroria e Krimeve të Rënda në dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan.
Për këtë dosje krimet e rënda kanë nxjerrë 3 masa arresti për ish-drejtorin e rrugëve Dashamir Xhika dhe dy ish-zyrtarë, Albens Alite dhe Aksel Qurduka.
Të tre ish-zyrtarët dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre me fondet dhe projektet për rrugën Tiranë-Elbasan, me një dëm që prokuroria e përllogarit në 80 milionë euro.
Krimet e Rënda po verifikojnë nëse për të njëjtën dosje Edmond Haxhinasto e ka kryer apo jo detyrën si ministër.
Burimet konfirmuan se ka dyshime paraprake se pavarësisht kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit të vitit 2016 për keqmenaxhim të projektit, Ministria e Transporteve nuk ka marrë masa.
Por dyshimi më i fortë që po verifikohet është nëse vetë ish-ministri, pas shkeljeve të konstatuara, a ka urdhëruar apo jo ngritjen e një komisioni të brendshëm për vlerësimin e situatës.
Për rrugën Tiranë-Elbasan janë depozituar dy kallëzime në prokurori, më i fundit i dorëzuar nga ministri Damian Gjiknuri më 12 dhjetor 2017, bazuar në një audit të brendshëm.
Nga ky audit u evidentua një dëm prej 54 milionë dollarë.
Ky segment ka nisur të ndërtohet që në vitin 2011 por ende nuk ka përfunduar pavarsisht fondeve të shumta që janë shtuar ndër vite.
Mësohet se hetimet i udhëheq prokurorja Elisabeta Imeraj.
Pas hetimeve të prokurores Elisabeta Imeraj, të dielën gjykata e Krimeve të Rënda shpalli arrestin me burg për Dashamir Xhikën, dhe dy ish-zyrtarët e tjerë.
Por për Dashamir Xhikën të njëjtën ditë gjykata e Elbasanit konfirmoi një tjetër masë sigurie me burg, për dosjen e rruges Elbasan-Gjinar.
Në seancë gjyqësore ishte i pranishëm vetë ish-ministri i transporteve Haxhinasto, për të mbështetur jo vetëm ish-vartësin e tij, por edhe një ish-kandidat për deputet të LSI-së në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e fundit. (TemA)
Ne burg qe te gjithe ata qe kane vene dore tek pasuria publike. BURH edhe per Like Floririn.
Ne burg te shkojne keta maskarenj,qe kane rjepur popullin.Asnje leshim dhe asnje meshire per keta hajdut me çizmet e Monikes.
per freskim kujtese:
cu ba me dosjen Sali
cu ba me doajen Lulbasha
cu ba me dosjen Likefloriri
cu bo me dosjen Imami
cu bo me dosjen Tahiri
cu bo me dosjen Gerdeci
cu bo me dosjen Sypeshkaqeni
dhe me ne fund:
cu ba me dosjen Haxhinasto?????????
pse edi rama ka frike te hap dosjet e PD dhe ato te majmunave te PS?
Ky i korruptuar qe po arsimon femijet ne GB ky duhet pyetur se ku i gjen parate per kete shkollim dhe po te arrestohet do te shese ilir hajdutin ebashke me te edhe monin me nje cizme tek
A e pat skuthin si rrinte ne sallen e gjyqit.
Germoni se parja ju con tek ilirfloriri dhe mona kokaleshi cizmja.
Shikoni petja vasilin ,sa ka vjedh ai i shkreti.
Eshte edhe nje qe jep mesime bolshevike me emer bolshevik ylli qe ka vjedh ne menyr demokratike
L.S.I.——–Bande hajdutesh,,,,,,,,,,,,,,,,,,,, ,,,,, ,,, levizje socialiste e interesave,,,,,,,,, ,,,,,,,,,, shifni si jane shperfytyruar te shkretet,,,,,jane kampione hajduterie,,,,,,,,,
nuk gjen nje drejtor te ndershem nga radhet e kesaj force, te gjithe hajdute qe kane lene gjurme kudo ku kane punuar, mallkuar qofte dita kur u krijua kjo force politike qe ka rreth vetes njerzit me te felliqur, hajdute dhembederra, hunderrra, hundebaxhella, cizmegjinj, njerzit me te urryer nga populli,,,
DORZONI PLAÇKËN E VJEDHUR ??
Zbrazni çizmet nga paratë e popullit.
Në burg hajdutët.
Kush s’ka vjedhur, s’ka pse trembet.???
ka nji Grua aq te mire ,te kulturuar gjynaf marrin me qafe familjen .
Vite me pare nje komunist per ti shpetuar ndeshkimit qetesisht ne mbledhje u ngrit dhe tha
Ne kuadrin e liberalizimit te paergjithshem kam qene dhe une liberal
Haxhinastoja na e ka tregu ket histori
Deduksioni
Ne kuadrin e vjedhjeve totale isha dhe une ……
Keta te LSI.kan vjedhur dhe me qeverine e Berishes. Tani si i shikon PD.hajdutet e dy qeverive si tradhetare apo si viktima.
Maskarenjtë
Që nga jugu në veri
mbretëron një errësirë
nëpër fusha nëpër kodra
vërshëllen një egërsirë.
Pra, o burra, hani, pini
hani, pini ore e çast
për çakallin nata errët
është rast e deli rast.
Hani, pini dhe rrëmbeni
mbushni xhep e mbushni arka
të pa brekë ju gjeti dreka
milioner ju zuri darka.
Hani,pini,rrëmbeni
mbushni arka, mbushni xhepe
gjersa populli bujar
tu përgjigjet peqe lepe.
Populli rron për zotërinë tuaj
puna e tija, djersa e ballit
është kafshit për gojën tuaj
Rroftë goja e çakallit.
Shyqyr Zotit,ska më mirë
lumturi dhe bukuri
dhe kur vjen ju qan hallin
varni buzë edhe turinj.
Hani,pini dhe rrëmbeni
është koha e çakejve
hani,pini,rrëmbeni
është bota e maskarenjve.
Hani,pini,vidhni
mblidhni gjithë aksione e monopole
nënshkrimi i zotërisë suaj
nëpër banka vlen milione.
“Gran Kordoni” i zotërisë suaj
që në gjoks ta kanë vendosur
është pështyma e gjakosur
e Atdheut të vremosur
dhe kolltuku ky ke hipur
duke hequr nderën zvarrë
është trekëmbëshi
që përdita varet kombi në litar.
Dhe zotrote kapardise,
diç u bëre pandeh
kundër burrit të vërtet
zë e vjell e zë e leh.
E na tunde, na lëkunde
nëpër salla shkon e shkunde
mbasi dora e të ligut
ty me shokë të heq për hunde.
Rroftë miku yt i rrallë
që përdita loz e qesh
të gradoi katër shkallë
pse i the dy fjalë në vesh.
Koha dridhet e përdridhet
do vij dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pema e kalbur
doemos që jashtë do të hidhet.
Koha dridhet e përdridhet
prej gradimit katër shkallë
nuk do të mbetet gjë në dorë
veçse vul e zezë në ballë.
Mirpo ju që skeni patur
as nevojë, as gjë të keqe
më përpara nga të gjithë
ju i thatë të ligut peqe.
Që të zinit një kolltuk
aq u ulët u përkulët
sa në pragun e armikut
vajtët si kopil u ngulët.
As ju hahet, as ju pihet
vetëm titullin e doni, dihet
teksa fshati i varfër digjet
krye kurva nis e krihet.
Sidomos, ju dredharak
ju me zemra aq të nxira
ju dinak, ju shushunja
ju gjahtarë në errësira.
Çna pa syri,çna pa syri
hunda juaj ku nuk hyri
te i miri, te i ligu
te spiuni më i ndyri.
Dallavera nëpër zyra,
dallavera në Pazar
dallavera me të huaj,
dallavera me shqiptar.
Vetëm, vetëm dallavera
dhe në dëm të këtij vendi
që ju rriti, që ju ngriti
që ju ngopi, që ju dëndi.
Dhe kujtoni tash e tutje
me të tilla dallavera
kukuvajka do përtypë
zog e zoga si përpara.
Po jo, grushti do të bjerë
përmbi krye të zuzarëve
koha është e maskarenjve
por Atdheu i Shqiptarëve.
Lideret e pd-ke,jo vetem qe jane felliqur e nxire me korupsion,por felliqen dhe nxine edhe keta te LSI-se.Gjynah per moniken qe do ngelet me nje çizme.
Pyeteni nje her per shpin qe ka 400 metra katror ne mes te tiranes ku i gjeti leket
Po nuk ka pse i shikon PD si Viktima .Ata kane qene bashkepuntore ne Vjedhje .Po do tu vije shpejt dhe atyre rradha.
Ky ka qene super hajduti i lsi .Prandaj dhe Meta ehoqi nga minister se po etrashte shume zullumin dhe vet Meta u be xheloz se ky fitonte me shume nga ai dhece hoqi.LSI eshte bande hajdutesh qe e ka demtuar shqiperine si ekonomikisht dhe ne imazh
Ja vajti dhe ne burg…ja beri e shumta e shumta TRE vjet…leket e vjedhura do kthehen?! Ta harrojme!
Edhe nje here po e shkruaj…prokuroria eshte si puna e atij qe e kujtojne njerzit e tij mbasi ka lene kete bote…i bejne nje varrosh si lapidar,ndersa kur jetonte,nuk i ipnin nje kafe.
Flm, ALI ASLLANI qe na i prure prape ate perlen e Vlonjatit te pavdekshem. Ai hic gje tjeter te mos kish shkruar vetem me kete poezi kaq aktuale, duhet te jete ne panteon te Atdheut.
Ky eshte ndoshta politikani me i cuditshem i ketyre 26 viteve! Pse? Sepse mbajti nje sere postesh shume te rendesishme, duke mos patur asnje kapacitet intelektual, madje ka spikatur me dembelizmin e tij klasik! Pervec kesaj, eshte perfolur mjaft, si njeri abuzues me fondet e tenderave! Tani, nuk ngelet gje tjeter, vetem te hapen dosjet, jo vetem per kete parazit, por per shume te tjere si puna e tij! Nuk arrij te kuptoj, c’pritet akoma?
ne mos gabofsha une ju kame komentuar,se e gjithe lsi-a jane ne vjedhje te madhe te shtetit.fjala eshte per nje veteran hajdut i regjure ilir meta ne krye,dhe te tjeret punojne me direktiva te tie hajnie.fjala eshte per qindra milione qe nga 27 vite experienc hajnie te ilir metes.