"Nëse na do përballë, përballë do na kesh!" PDIU reagon ashpër ndaj kërcenimeve të Presidentit grek: Çështja "Çame" do të ekzistojë deri sa të zgjidhet

5 Shkurt 2018, 20:45Politika TEMA

“Çështja Çame ekziston, përderisa ne bijtë e Çamërisë marrim ende frymë. Nëse na do përballë, përballë do na kesh!” Kështu nënvizon në reagimin e saj Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet lidhur me deklaratën e kreut të shtetit grek Prokopis Pavlopoulos.

Përmes një deklarate zyrtare, kjo forcë politike i drejtohet Presidentin fqinj duke i kujtuar se “rruga e Shqipërisë për në Bashkimin Evropian nuk mund të kalojë nga lindja, por kalon nga Perëndimi.

Më tej PDIU dhe shoqata “Çamëria” paralajmërojnë shtetin fqinj se “çështja Çame është gjallë, ekziston dhe do të mbetet e këtillë, derisa të zgjidhet”.

Ndërkohë më herët reagoi edhe kryetarja e Forumit të gruas Vjollca Braho, e cila tha se “pavarësisht këtyre kërcënimeve të ulëta, ne s’mund të heshtim dhe nuk do të heshtim!

Deklarata e plotë e PDIU-së dhe shoqatës “Çamëria”

Nuk është qëllim, as mision që t’i përgjigjemi çdo lloj marrëzie që na dëgjojnë veshët nga politikanët e vendit fqinj.

Por, kur deklaratat e përroit psiqik vijnë nga kreu i shtetit, Grek ,Prokopis Pavlopulos, atëherë dy fjalë duhen thënë.

Rruga e Shqipërisë për në Bashkimin Evropian nuk mund të kalojë nga lindja, por kalon nga Perëndimi. Aq më shumë kalon nga vlerat evropiane. Nëse Shqipëria do të heshte përballë shkeljes së të drejtave të njeriut ajo nuk do ta kishte kurrë vendin në BE.

Prandaj, të drejtat e njeriut të shqiptarëve të Çamërisë duhet të jenë devizë e politikës sonë të jashtme.

PDIU I bën thirrje qeverisë shqiptare të reagojë përpara këtyre deklaratave të papranueshme.

Është e tepërt heshtja përballë fyrjes dhe përbuzjes.

Autoritetet shqiptare duhet të tregojnë minimumin e dinjitetit dhe të interesit kombëtar duke reaguar ndaj fyerjeve, përndryshe turpi i bjerrjes së interesave kombëtare do t’i ndjekë nga pas përjetë.

I trimëruar, pse gjendej i rrethuar nga uniforma ushtarake, Presidenti grek me rol ceremonial brenda institucioneve të vendit fqinj, kërcënoi Shqipërinë me mundësinë e përdorimit të vetos për integrimin europian, nëse Tirana guxon dhe e përmend Çështjen Çame.

Madje, ai shtoi se të përmendësh çamët në ditën e Holokaustit, është diçka paradoksale, duke thënë thagmën se çamët jo vetëm kanë bashkëpunuar me nazistët, por paskan zhdukur edhe popullsinë hebreje.

Ky politikan që teorikisht duhet të përfaqësojë garantin e Kushtetutës dhe të gjithë qytetarëve shtetas të Greqisë (pra dhe të minoritetit shqiptar dhe arvanit në këtë vend), është hakërruar ndaj Shqipërisë si të jetë një militant nazist i “Agimit të Artë”.

Çështja Çame është gjallë, ekziston dhe do të mbetet e këtillë, derisa të zgjidhet.

Ka vetëm një rrugë që Çështja Çame të mos ekzistojë; të zhduken nga faqja e dheut shqiptarët e Çamërisë, ata që janë ende gjallë dhe i mbijetuan genocidit shovinist grek, por dhe ata që erdhën  më pas.

E vetmja mënyrë që zoti Pavlopulos ka që të thërrasë deri në në kupë të qiellit që ne, çamët nuk ekzistojmë, është të na eleminojë të gjithëve, të çojë deri në fund veprën mizore të Napoleon Zervës.

Përndryshe, sa të jetë gjallë, qoftë dhe një shqiptar i vetëm Çështja Çame do të ekzistojë, do apo nuk do Prokopi dhe soji i tij.

Përsa i përket popullsisë së martirizuar hebreje dhe Holokaustit është mirë t’i kujtojmë Presidentit grek, 25 marsin e vitit 1994, ku nën drejtimin e kryeministrit kuisling grek, Joani Ralli u çuan brenda tre orësh në kampet e shfarosjes naziste 1725 hebrenj të Epirit, mes të cilëve dhe shqiptarë të Çamërisë.

Vetëm tre orë ju desh parardhësve të Pavlopulosit për të bërë gjëmën.

Prandaj, ja ku po i themi Presidentit “trim”: Sado të kërcënosh me veto, pa veto, me ushtarë e pa ushtarë, Çështja Çame ekziston, përderisa ne bijtë e Çamërisë marrim ende frymë.

Nëse na do përballë, përballë do na kesh! (TemA)

12 komente në ““Nëse na do përballë, përballë do na kesh!” PDIU reagon ashpër ndaj kërcenimeve të Presidentit grek: Çështja “Çame” do të ekzistojë deri sa të zgjidhet”

  1. Breg Detari says:

    KY PAVLOPULA NGREFOSET SI GJEL PERPAA USHTARAKEVE TE VET DUKE TENTUAR TE TREMBE SHQIPRARET APO CAMET PER CESHTJEN ME TE SHTRENJTE PER TA TOKEN E MOHUAR.
    PSE KA FRIKE KY PALOPRESIDENT ???
    THELBI I FRIKES SE GREKEVE NDAJ CESHTJES CAME NUK QENDRON THJESHT SI CESHTJE E VECUAR VETEM PER CAMERINE
    POR EKZISTON SI CESHTE E TE DREJTAVE TE NJERIUT TE CILET DO TE HAPIN OREKSIN PAK E NGA PAK EDHE TE TE TJEREVE DHE NE KETE RAST GREQIA DO TE SHKERMOQET…SI KALLAMOQI.
    NDERKOHE NE MOS SOT NESER,NE MOS ME PAVLOPULEN ME NDONJE PULE TJETER AJO DO TE MARRE DHENE SE NUK KA RRUGE TJETER.

    1. Tomi says:

      Pergjigjen ketij zarbos grek duhet tja jape Presidenti i vendit. Por ai eshte i zene me lepirjen e bythes se Janullatosit!

  2. Pellazgos says:

    Per “Shqiperine” pas vrasjes se Ismail Vlores, armiku me i madh eshte Greqia,kurse per Greqine dhe Arvanitasit eshte Turqia.
    Ne qofte se populli shqipetare do mbetet peng e politikes pro turke,ky vend eshte shume veshtire te kete dinjitet,nder,lavdi.
    Aresyeja kryesore eshte qe populli shqipetare del kunder historise se Tij,duke e deklaruar Turqine historia e Shqiperise periudhen me re erret te pushtimit Osmane atehere lind pyetja,pse kaq dashuri per Erdoganin dhe urrejtje per ata qe nuk u turqizuan.
    Jam plotesisht o sigurte qe po te qe Kastriotis gjalle do i konsideronte keta hipokrite Came si turq dhe armiq te ketij kombi.
    Komunistet i konsideronin Ballistet armiq dhe bashkepunetore te Italise,kur si perfundim u vertetua qe Ballistet kishin te drejte sepse jemi ne Demokraci dhe jo ne lufte kllasash me internime familjesh,femijsh,nenash,burgime,vrasje pa gjyq,buke misri.
    Kurse per keta qe ndruan cdo gje kombetare nga Emrat,Besen per kombin Luften per kombin dhe duan dhe bisedojne te ngrejne flamurin turk ne Vatikane,me falni por ketu cdo gje ka mbaruar.
    Edhe per keto aresye u vrane populli cam i pafajshem,u zbua,u mohua.
    Ne qofte se Idrizet do marin akoma ne qafe kete popull bravo i qofte.
    Une ler vete armiq dhe kriminele nuk mund te them vetem per Sllavet por edhe Turqit dhe ata qe i mbeshtesin si nga “Emri” Maqedoni ashtu dhe e verteta historike qe Turqia eshte pushtuese ne vendin qe shkel.
    Ketij populli te ashtuquajture shqipetare qe shumica e tyre ka identitet dhe nostalgji Arabe,mire te na behet se nuk
    nxjerrim mesime nga 500 vjecari i pengjeve,vrasjeve,torturave.
    E kam fjalen per ata qe nuk u turqizuan.

    1. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

      eeeeeeeeeee, eshte koha e dixhitalit, duhet te durojme dhe pordhet e pellazg gomarit.

  3. Eri says:

    Urrejtja nuk eshte per ata qe nuk u turqizuan,sipas te thenes tende.Perbuzja ,por jo urrejtja ,eshte per ata qe per ato qenie te mykura si puna jote,qe mbivlereson veten.Ndaj mendjen cfare je,pellazg safi apo ortodokso-helen.
    Ne familjen time ,me katolik dhe ortodoks ne shtepi,nuk i durojme dot pjelle si ty.Nuk i fusim ne kategorine e njerezve.Mbaje veten gjithe diten si i vlefshmi i planetit,por nuk je as me shume e as me pak si ata arabet qe thua.C’rendesi ka nese se ti e mban veten per ortodoks e ata jane te krishteri.Psiqikone e keni se prapthi.
    Sikur Greqia te mund te kish minimumin e tolerances qe kish ne Perandrorine Osmane,qe i kish dhen e pavaresi te plote Patriarkanes se Stambollit ,e cila kish mbeshtetjen e sulltaneve etj etj.Kish dhe patriark me tituj osman.
    E kupton qe shteti grek as me perandorine 500 vjeteve para nuk krahasohet.Imagjino ,prifti ne proteste!
    Sinqerisht ,ajrosu pak se je shume primitiv, me fanatizma e ekstremizma bajate.
    Nuk te ben mire per shendetin mendor.

  4. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    eeeeeeeeeee, eshte koha e dixhitalit, duhet te durojme dhe pordhet e pellazg gomarit…

  5. Epiroti says:

    Ti ‘Pellazgos’ qe shkruan nga ambasada greke mjaft me propagande per te na bindur qe camet na qenkan bere myslimane dhe duhen vrare. Po te kishte patur te njejtin mendim Ali Pasha per greket 2 shekuj me pare s’do kish ngele asnje kembe greku ne ate qe gjermanet ja vune emrin Greqi. Jo vetem qe ai myslimani Ali Pashe nuk ju vrau juve por edhe martoj nje greke, Olimbine. Keta jemi ne shqiptaret. Por ju greket keni treguar qe punoni me thike pas shpine. Sapo qe arvanitasit ju cliruan nga zgjedha otomane ju leshuat atyre me thike ne fyt dhe camet i vrate e i theret dhe i perzute nga tokat e tyre. Tani ti po na tregoke ne, se feja e jote e Bibles te tregoka ty dhe shokeve te tu qe ai qe beson ne Perendine, por qe ka nje emer te ndryshem nga i joti dhe qe e quan Perendine Allah duhet therur. Bibla nuk e thote kete por jeni ju ndyresira qe beni lufte fetare per te arritur qellimet tuaja te zeza. Ptuuu race e keqe! Dhe mos na perdor kastiotis ketu sepse Gjergj Kasriotit i hani m.tin! Dashke edhe ate te na e beke grek zoteria jote evgjite!

  6. Jak Boston says:

    More Pellazgos se pari duhet te dishe qe pellazget ishin pagane dhe jo ortodoks.
    Nese arvanitasit luftuan per fene dhe jo per kombin atehere perse shqipetaret e besimeve te tjera duhet te luftonin bashke me arvanitet?
    E drejte se muslimanet moren fene e turqeve po gjuhen e mbajten.
    Kurse arvanitet e kane humbur gjuhen.
    Humbja e gjuhes eshte nje hap drejt humbjes se kombesise. Kjo vlen edhe per ortodokset e veriut qe u konvertuan ne sllave.
    Katoliket nuk kane problem me muslimanet ne Shqiperi. Ortodokset si duket jene shpelare nga truri prej fese me shume se te tjeret.

  7. Lumi says:

    Te caft ujku o Pellazgos me gjithe mendjen qe me ke. C’hyne feja ne keto muhabete, apo te justifikosh vrasjen e cameve se jane myslimane e te leme ortodksit qe Jane te mire? Qepe o I mbaruar se qelbe dynjane.

  8. goni says:

    O PELLAZGOS E KUPTOJ QE NGA HISTORIA DHE GJEOGRAFIA NUK E PASKE HABERIN POR NE QOFTE SE DO TE FLASESH PER ÇAMET , ÇAMET NUK U DEBUAN NGA SHTEPITE E TYRE SE ISHIN ME TURKUN APO U BENE ME GJERMANIN SE KJO NUK KA LLOGJIKE PER ARSYE SE GRQIA DHE QEVERITE E SAJE KANE MARDHENIE DIPLLOMATIKE DHE TREGTARE SI ME GJERMANINE DHE ME TURQINE PRANDAJ NUKE ESHTE KY PROBLEMI PROBLEMI ESHTE SE GREQIA NUK DO TE NJOHI ASNJE MINORITET BRENDA GREQISE. SA PER KASTRIOTIN QE NUK TE TAKON TE PERMENDESH SE SHQIPTARET E KANE HERO KOMBETARE. SA PER BESIMIN FETAR TE DYA FETE ERDHEN NGA ISRAELI .

  9. lalai says:

    Sa trim Idrizos…..po ti japi presidenti Gerk nja 400.000 € ketij Idrizos sic ja vodhi ne 1993-94 atij tjetrit Idrisoz do ta shikoni ne Maldives ose Santorini duke i rene sumes.

  10. fantoma says:

    Një përgjigje për @”Epirotin” : Ali Pasha ishte njeri shumë i zgjuar, prandaj bëri shtet me grekët dhe u marua me greke, sepse donte të bënte(dhe bëri) shtet të vërtetë dhe familje të vërtetë me NJERËZ, dhe jo me kafshë “prehistorike” shpellash, të cilat i kishte për roje, si qëntë e stanit…! Prandaj sot Ali Pasha, më shumë nderohet nga grekët, sesa nga shqipot anadollakë…! Për këtë mjafton të vizitosh Kalanë në qëndër të Janinës dhe kalanë e Tepelenës…(???!!!)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje