Kryeprokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku ka marrë pjesë në përurimin e godinës së re të prokurorisë së Elbasanit.
Gjatë fjalës së saj kryeprokurorja Arta Marku dha një mesazh për prokurorët teksa tha se duhet të hetohen me efikasitet e shkuara dhe e tashmja e personave me precedentë penalë me pasuri te dukshme ardhur në mënyre të paligjshme.
“Pavarësia e prokurorit nuk do të thotë pavarësi nga ligji. Duhet të hetohen në një mënyrë më efikase e shkuara dhe e tashmja e personave me precedentë kriminale me pasuri te dukshme ardhur në mënyre të paligjshme.
Elbasani rezulton pikë e nxehte e grupeve kriminale tashme te sofistikuar, moderuar dhe prezente ne jetën publike te qytetit duke investuar ne tregun privat dhe punet publike.
Prokuroret në bashkëpunim me policinë e shtetit duhet të bëjnë analiza të përbashkëta në lidhje me çështjet e pezulluara, të identifikojnë pikat e dobëta të tyre, veprimet që mund të çojnë në identifikimin e autoreve dhe të rifillojnë hetimet duke shtuar kapacitetet profesionale në funksion të zbulimit dhe ndëshkimit të autoreve.
Nuk duhet të qëndrojmë vetëm pas qytetarit qe kryen korrupsion, por të shtrihemi edhe me tej duke siguruar bashkëpunimin e tij për të goditur funksionarin qe pranon këtë korrupsion”- tha Arta Marku. (TemA)
Me nje fjale, partia dhe pushteti nuk do hetohen.
Vetem gangot e vegjel.