Spartak Ngjela thotë se gjatë viteve të fundit, korrupsioni kryesisht ka qenë përqendruar tek Drejtoria e Rrugëve.
Sipas tij, abuzimet me rrugët shkojnë deri në 500 milionë euro.
“Nuk mund të themi për reformën në drejtësi sepse reforma në drejtësi në konceptin e Kushtetutës ende nuk ka marrë formë të plotë juridike.
Por mund të themi se prokurorja që ka ardhur, me gjithë prokurorët që ka vendosur, po ecën në rrugë të drejtë në goditjen e kriminalitetit që vjen nga korrupsioni.
Do të kemi parasysh një gjë të saktë, që e dinë të gjithë, korrupsioni kryesor qeveritar i 10-12 viteve të fundit ka qenë tek Drejtoria e Rrugëve.
Të gjitha rrugët kanë mbetur në mes, duke përfshirë edhe Rrugën e Kombit, të gjitha kanë probleme në funksion të strukturave të tyre, por shpenzimi ka qenë shumë i shtrenjtë për kilometër të rrugës.
Korrupsioni në funksion të rrugëve në Shqipëri që mund të jetë ndoshta më shumë se 500 milionë euro është me vullnetin e kryeministrave”, u shpreh Ngjela për “Sot”.
Në vijim të reagimit të tij, Ngjela e ndali theksin edhe tek pritshmëritë e hetimeve.
Ai nënvizoi se nga hetimet janë të rrezikuar edhe njerëz me pozicione të larta, midis të cilëve përmendi edhe kreun e PD, Lulzim Basha, i cili ka lidhje me “Rrugën e Kombit”.
“A do të shkojë hetimi deri lart? Kjo varet nga ekspertiza.
Po ministri tjetër i qeverisë tjetër që ka brenda prapë një drejtor?
Po ministri tjetër i Transportit që për Rrugën e Kombit ka qenë Lulzim Basha, do ecet drejt këtij?
Do shikojmë. Mendimi im është që do ecet. Prandaj janë të shqetësuar”, tha Spartak Ngjela.(TemA)
Një ekip teknik i Bashkimit Evropian duhet të kontrollojë të gjitha kontratat rrugore që zbatohen 20 vitet e fundit. Ata duhet të gjejnë gabime dhe t’i bëjnë faturën kompanive të përfshira pa ndonjë justifikim. 40% mashtrim duhet të jetë përgjegjësi e kompanive që bëjnë punën. Kompania e huaj ose lokale.
TË MBROJNË PAFAJSINË NË GJYKATË!???
Ne ndertimin e rrugeve eshte bere hataja. Ajo filloi ne 2001 kur kryeminister ishte hajduti Meta. Beri autosdraden Kashar- Durres. Mbi shtresen e dheut hodhi nje cipe zift dhe ajo prishet e riparohet cdo vit. Shoheni me kujdes si eshte bere mballoma, mballoma, per turp dhe qe merr jete njerezish cdo dite.
Lulzim Basha ky hajdut qe gerthet tere diten,e duke u thene rrugaçeve te tij,se,Ramen do t’a hedhim ne kanel,duket se drejtesia po bene punen e saj
dhe per kete bukurosh t’a hedhin ne burgun e Reçit.
Nuk besoj se ketij fare burri do i hyje gjemb ne kembe! E kemi me kimet!
Dhe breshka ecen me shpejt, po lerii pordhet.
Ndonje drejtor i vockel do ta haje.
Basha u shperblye dhe me 14 milione Euro.
Mos tju genjeje mendja.
Tere ato vendime e investime per Hece e aeroporte jane te gjitha korrupsion i paster.
Aty duhet te filloje denimi. Nga ndalimi i cdo demi dhe krimi ekonomik.
Mese keto krime ekonomike vazhdojne kjo do te thote qe nuk ka denim per kriminelet. Cdo gje eshte farse.
Cu bo me ata 400 ruset Tako si ke dhone pergjigje akoma ambasadori rus
Nga 500.000.000 milion euro qe jane vjedhur per ndertimin e disa rrugve,230.000.000 jane vjedhur nga luli i plakut,qe garantohej po nga plaku se je i pa prekshem,bolle tani me duhet tju vije fundi ktyre hajdutve.Drejtesia duhet me pa tjeter te veproje,kundra ktyre hajdutve,te fidhoje me plakun,lir floririn,lulin e se fundi edhe edvini e banditet e tyre.