Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas disa aksioneve të suksesshme të policisë.
Ai thotë se kjo është policia që duam.
“Falenderoj dhe nxis Policinë e Shtetit për të vijuar papushim më tej punën e mirë?
Rezultatet që po vijnë si shpërblim i një pune të palodhur, janë vërtet shumë inkurajuese.
Në pak ditë e deri në orët e fundit, Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses 5 operacione të rëndësishme kundër krimit të organizuar?
Në Tiranë, u arrestuan në kohë rekord autori i dyshuar si ekzekutor dhe 3 bashkëpunëtorët e tij, në ngjarjen e ndodhur në 29 janar, ku mbeti i vdekur një person.
Në Shkodër, u zbardh ngjarja tronditëse e datës 13 janar, ku të plagosur nga një shpërthim i telekomanduar mbeten 8 persona, përfshirë këtu edhe objektivin e sulmit. U arrestuan 2 autorët e dyshuar.
Në Elbasan, u godit një grup i strukturuar kriminal, me 5 persona të arrestuar dhe 1 në kërkim; u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lëndësh plasëse, armë, para dhe kanabis.
Në Fier, u zbardh vjedhja me dhunë dhe nën kërcënimin e armës, e 4 Exchange-ve, ndodhur ditët e fundit. U arrestua autori i dyshuar.
Në Lezhë, u sekuestruan 1.4 milion euro pasuri me burim të dyshuar kriminal, në një operacion të finalizuar një ditë më parë.
#PoliciaqëDuam?✈️?✈️ për #Shqipërinëqëduam????”, shkruan Rama.(TemA)
Ha mut ha.
Edo, si jeni me hashashin kete vit?
Te tan ju plena qe po doni me ofendue zotnin e tij Edi Rama duhet me ju shtyp. Ju ka mallkue zoti. Jeni hajnat e sal ram sheqere birishes.