Delegacioni i Parlamentit shqiptar, në Kiev. Kodheli: Shqipëria, që në fillim zë i fortë në mbështetje të integritetit territorial të Ukrainës

9 Shkurt 2018, 15:31Politika TEMA

Një delegacion i parlamentit Shqiptar ka vizituar këto ditë Ukrainën. Delegacioni i kryesuar ngë kryetarja e Komisionit të Jashtëm Mimi Kodheli zhvilloi disa takime me përfaqsues të parlamentit në këtë vend.

Fillimisht delegacioni u takua me grupin parlamentar të miqësisë Ukrainë-Shqipëri, me Kryetarin e Grupit të Miqesisë Kurylo Vitaliy u vlerësuan marrëdhëniet dypalëshe si dhe u shkëmbyem ide për rritje të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Gjatë kësaj vizite, Kodheli zhvilloi një takim me kryetaren e komisonit të jashtëm ukrainase, Kryetaren e Komisionit për Politikën e Jashtme Hanna Hopko me të cilën bashkëbisedova mbi marrëdhëniet dypalëshe, mbi situatën në Ukrainë, progresin e Shqipërië në rrugën e integrimit euro-atlantik, rolin e saj në rajon e më gjerë si dhe sfidat ndërkombëtare me të cilat po përballet sot kontinenti ynë.

Në një interviste për mediat vendase, Kodheli u shpreh se “Shqiperia që në krye të herës ka qenë një nga zërat më të fortë në mbështetje të integritetit territorial të Ukrainës, përfshirë Krimenë.

Të dy vendet duhet të punojnë për demokraci, për shtetin e së drejtës, për reformat dhe të shtyjmë përpara marrëdhëniet tona bilaterale, qofshin ato në fushën ekonomike apo ato kulturore.

Të rrisin bashkëpunimin tonë më tej për proseperitetin e dy vendeve tona”.

Gjatë vizitës në Ukrainë, delegacioni Shqiptar u takua me zëvendëskryetaren e Parë të Parlamentit të Ukrainës  Iryna Gerashchenko me të cilën u diskutua mbi bashkëpunimin dypalësh.

3 komente në “Delegacioni i Parlamentit shqiptar, në Kiev. Kodheli: Shqipëria, që në fillim zë i fortë në mbështetje të integritetit territorial të Ukrainës”

  1. beni says:

    Kta jan fashiste nga me te felliqte e nacionaliste ekstreme si Hitleri!

  2. PA EMER says:

    …KUR NUK JE NE GJEMDJE TE NDERTOSH MAREDHENIE TE MIRA ME KOMSHINJTE QE TE MBAJNE ME BUKE, PSE TE RENDESH NEPER BOTE ..?!MOS I KENI TE TEPERTA PARATE E POPULLIT TE URRITUR ?! APO DONI TE CLODHNI TRURIN , PASI AI I EMIGRACIONIT QE TAKOJ RRETH 30-40 EMIGRANTE S`KA 2 JAVE QE U KETHYE NGA UKRAINA E ME PAS SHKOI NE SELANIK , ITALI, USA ETJ , PA KERKESEN E EMIGRANTEVE PASI NUK KA FORCE TE BEJE ASGJE PER TA ..!

  3. ukrainas qe flet shqip says:

    He bre burrneshe ….. keshtu te do baca gjith lesh , tani kina me ja morr Krimene ruseve, qe ke shku ti me perkrahjen tende !!!!! Ore me qe je aty shiko e hidhu njehere andej nga fshatrat me shqiptare qe jane ne Ukraine se mos rastesisht na bie ndonje cope toke dhe neve , qe ta morim per vete meqense banohet me albaneze !!!! E bejme ene ne si ruset dmth perfitojme nga rasti .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. リアルラブドール

    ラブドール 小さい バイヤー修正ダッチワイフ写真オメガ-163CM | 5 '3 "-I CUP –AFドール

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje