E drejta e votës për shqiptarët jashtë vendit, Majko: Po punohet ngushtë me OSBE-në dhe Komisionin e Venecias

9 Shkurt 2018, 13:29Politika TEMA
E drejta e votës për shqiptarët jashtë vendit, Majko: Po

Gjatë qëndrimit në Washington, Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko u takua me përfaqësuesit e Open Gov Hub, një rrjet prej 40 organizatash joqeveritare që vepron në mbi 100 vende, përfshirë edhe Shqipërinë, për të promovuar transparencën, përgjegjësinë dhe angazhimin civil rreth botës. Përfaqësuesit e rrjetit e informuan Ministrin mbi atë çfarë po bëhet në lidhje me Shqipërinë duke përmendur takimin që pritet të zhvillohet në muajin mars me një delegacion prej 22 zyrtarësh të lartë shqiptarë, ndër të cilët 16 Kryebashkiakë.

Qëllimi i takimit në Washington është forcimi i lidhjeve mes Shqipërisë dhe institucioneve amerikane, bashkëpunimi me shqiptarët jashtë vendit e gjithashtu trajnimet mbi modele të suksesshme reformash. Nga ana e tij, Ministri Majko foli në lidhje me reformat dhe hapat që po ndërmerren në bashkëpunim me qeverinë për të forcuar lidhjen e shtetit me diasporën e vet. U përmend funksioni i Këshillit Koordinues, Komisionit Shtetëror dhe Nënkomisionit Parlamentar për Diasporën.

Një prej çështjeve të prekura ishte gjithashtu e drejta e votës për shtetasit shqiptarë jashtë vendit për të cilën siç tha Ministri, po punohej ngushtë me OSBE-në dhe Komisionin e Venecias. Në takim u diskutua edhe lidhur me praktikat më të mira kundër korrupsionit, ndërsa z. Majko foli për platformat e ngritura nga qeveria, të tilla si ajo për bashkëqeverisjen e konsultimin publik. Ministri ritheksoi rëndësinë që ka për qeverinë shqiptare reforma në drejtësi.

Më pas, Ministri Majko i shoqëruar nga Kryeministri i Kosovës  Ramush Haradinaj dhe Ministri për Diasporën në Kosovë, Dardan Gashi morën pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Washington.

“Ajo që në konsiderojmë diasporë nuk i ka kufijtë e ndara dhe misioni im dhe i Ministrit Gashi është që t’i bëjmë të padukshëm këta kufij mes shtetasve jashtë dhe atyre brenda vendit”, u shpreh Ministri Majko në takim.

Ministri i Shtetit për Diasporën shprehu kënaqësinë për pritjen që iu rezervua në Washington Kryeministrit të Kosovës z. Ramush Haradinaj, diçka që sipas tij, tregon shumë mbi të ardhmen e një miqësie e cila e ka ndjekur Shqipërinë dhe shqiptarët në çdo moment. Majko përmendi gjithashtu rolin e diasporës në mbështetje të pavarësisë së Shqipërisë dhe të Kosovës.

Nga ana e tij Kryeministri i Kosovës z. Ramush Haradinaj foli për rëndësinë e mbështetjes që SHBA i ka ofruar gjithmonë vendit të tij në kohë të vështira dhe kërkoi që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen, ndërsa Kosova përballet me sfidën e integrimit ne Bashkimin Evropian.(TemA)

4 komente në “E drejta e votës për shqiptarët jashtë vendit, Majko: Po punohet ngushtë me OSBE-në dhe Komisionin e Venecias”

  1. durrsaku says:

    Mendoni vetem per interesat ejuaja partiake se ju duhen votat tona.Nuk mendoni fare per njohjen e viteve te punes ne Shqiperi te emigranteve ne Itali se nuk ju intereson .Se po te kishit interesat juaja do beshit te pamunderen.Por ta dini se 80% e Shqiptareve emigrant nuk ju beson dhe nuk voton

  2. ceni boston says:

    O Pandi, po a jeni ne vete more!Po ne emigrantet jemi bere pjese e shteteve ku jetojme dhe votojme ketu ku jemi per jeten tone dhe per familjen tone. Si do votojme ne per juve ne Shqiperi ku ne ne Shqiperi vijme vetem nje apo dy jave per pushime ne disa vjet dhe kaq. Ore a jeni ne vehte apo jo? Cjane keto budallalliqe qe flisni dhe kerkoni te beni?

  3. Lili says:

    po;po me Daçcin do vendos se si do regulloj punet me diasporen ky!
    Pffff…
    Mori fund misioni i juaj per diasporen e vertete.,
    mos u lodheni me diskutuar me per ne, as per punet qe kemi ba dikur… me askend e sidomos jo me Serbet.

  4. vaso says:

    Eshte e padrejte te ndikojme me voten tone ne Shqiperi.Vota u takon atyre qe jetojne aty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje