Dosja për vrasjen e ish-liderit demokrat, Azem Hajdari pritet të rihapet.
Të mërkurën Gjykata e Lartë e Turqisë vendosi të ekstradojë në Shqipëri, ish-truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhinë, i cili pritet të trazojë ujërat e politikës shqiptare.
Izet Haxhia është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Hajdarit dhe ekstradimi i tij ka ngjallur shumë pikëpyetje, ndërsa ai vetë ka deklaruar se do të kërkojë rihapjen e dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit.
Për të sqaruar nga ana juridike këtë çështje dhe për të treguar procedurat që pritet të ndiqen, “Sot” kontaktoi ditën e djeshme me avokatin Saimir Vishaj, i cili njëkohësisht mban edhe postin e kryetarin e Avokatëve Penalistë Shqiptarë dhe ka informacione sa u takon këtyre rasteve.
Sipas Vishajt, duke u bazuar tek Kodi i ri i Procedurës Penal që është futur në fuqi pas miratimit të reformës në drejtësi, Izet Haxhia ka të drejtë të kërkojë rishikimin e vendimit të gjykatës, pra mund të kërkojë apelim.
“Me ligjin e ri, çdo person që është gjykuar në mungesë, ka të drejtë të bëjë kërkesë pranë gjykatës që e ka dënuar për të ushtruar të drejtën e rishikimit të vendimit.
Atij i lind e drejta në momentin që do të vijë në Shqipëri t’i drejtohet Gjykatës së Tiranës për rishikimin e gjyqit dhe ta rifillojë nga e para. Për atë! Jo për të tjerët”, theksoi avokati Saimir Vishaj.
Më tej, i pyetur për ndikimin që dëshmitë e Izet Haxhisë mund të kenë në dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit, kreu i Avokatëve Penalistë Shqiptarë shpjegoi se vetëm në rast se ish-truproja e Sali Berishës sjell fakte dhe prova të reja, atëherë këto të fundit mund të merren parasysh për rishikimin e vendimit të marrë për të dhe të bashkëpandehurve të tij.
“Në rast se dalin prova të reja gjatë gjykimit të Izet Haxhisë mund të shërbejnë për rishikim të personave të cilët janë dënuar në këtë proces, të bashkëpandehurve të tij.
Ai ka një status, është i dënuar dhe do të futet në burg.
Por edhe pse Gjykata e Lartë e Turqisë është shprehur, të drejtën për ta ekstraduar apo të drejtën për ta pezulluar është vetëm firma e ministrit të Drejtësisë”, tha Saimir Vishaj.
ky izeti wenka ber me mjekerr si abu al hamza islamiste.
“ai ka nje status, eshte i denuar dhe do futet ne burg”, po gjykata e nxorri te pafajshem si do te behet? Apo do ta internojne ne Tropoje!
PSE KERKONI TE MERRENI ME TE “VDEKURIT”???????????
1-Izet Haxhia DUHET TE DENONCOJ KRIMET E SALI BERISHES, DREJTE-PERDREJTE DHE PROKURORIA SHQIPETARE TE MOS MERRET ME AZEM HAJDARIN…..
2-Izet Haxhia MUNDE TE JAPE NJE ALIBI SE NUK KA QENE PJESEMARRES NE VRASJEN E AZEM HAJDARIT , DHE NESE ALIBIA VERTETOHET ATHERE IZETI ESHTE NJE SHTETAS I LIRE….
3-PROKURORIA SHQIPETARE NESE KERKON TE VERE NE VENDE EMERIN E SAJ SI E”DEGJENERUAR” DUHET TE MARRE SI TE PANDEHUR SALI BERISHEN, dhe te Kerkoj nga Kuvendi Heqjen e Imunitetit te ketij Krimineli , ka shume Prova se Berisha eshte nje KRIMINEL-DHE VRASES…lol
Izet Haxhiaj eshte nje patriot i ndershem dhe per kete ai duhet te mbrohet ga shteti per akuzat ndaj Berishes.Dihet se, Sali Berisha e ka hal ne sy Izetin,dhe ka kerkuar e kerkon ta eleminoi fizikisht.Ne si popull,jemi sensibilizuar me te gjitha deponimet,apo denoncimet qe ka bere ai ndaj nje kryekrimineli te madhe te kombit shqipetar Sali berisha,dhe te meren ne konsiderat nga ana e prokurorise dhe gjykatave te vendit ton.Nqs,i ndodh gje Izet Haxhis,pergjegjesi kryesore ka policia she qeveria e soteme.Sali Berisha nuk ka per te ndenjur i qet deri sa Izeti te jete gjalle.Madje t’i marin te keqen Izetit.