Mediat e huaj i ka bërë jehonë të ndjeshme lajmit për vettingun në Policinë e Shtetit, pas miratimit ditën e mërkurë të projektligjit përkatës në një mbledhje të qeverisë.
Lajmi ka gjetur vend në gazetat më të mëdha amerikane dhe botërore, me burim agjencinë prestigjoze “Associated Press”, e cila ka bërë një raport nga Tirana.
Në “A.P.” lajmi është publikuar nën titullin: “Shqipëria kërkon të pastrojë forcat e policisë nga ‘mollët e kalbura’.”
Nga një kërkim në google rezulton se përveç “A.P.” lajmi është postuar nga Nju York Tajms, Foks Njuz, Abc Njuz, Uashington Post etj.
Ngjarja ka bërë përshtypje për shkak se një reformë e tillë rrallë mund të jetë ndërmarrë në ndonjë trupë policie. Në shkrim citohet zv.ministri i Brendshëm Julian Hodaj të thotë se “do të largojmë disa individë të përfshirë në krime, korrupsion ose për mungesë profesionalizmi”.
Në artikull përmendet fakti që procesi i Vettingut është në zhvillim edhe në radhët e sistemit të drejtësisë. Ndërsa thekson se “korrupsioni e ka molepsur keq Shqipërinë post-komuniste dhe ka qenë shkatërrimtar për institucionet demokratike.”.
Në shkrim përmendet gjithashtu fakti që procesi i vettingut prek të gjithë trupën prej 13 mijë efektivësh të Policisë së Shtetit.
P/ligji i miratuar në mbledhje të qeverisë, pritet të kalojë në filtrat kuvendore deri sa të miratohet përfundimisht dhe të nisë efektet e tij. Sipas p/ligjit, subjekt i tij do të jetë, përveç gjithë trupës policore, edhe efektivët e Gardës së Republikës, e po kështu edhe punonjësit e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat”.
Një nga qëllimet e shpallura të ligjit është “është promovimi i njerëzve të ndershëm, të aftë dhe të përkushtuar”.
Komisionet e vetingut do të jenë transparentë dhe do të monitorohen nga misionet e huaja partnerë të Policisë së Shtetit. Sipas zv.ministrit Hodaj, “ky draft u hartua me bashkëpunimin me misionet që asistojnë Policinë e Shtetit, PAMECA dhe ICITAP”.
Ligji dhe vetë procesi i “vetingut” në radhët e Policisë së Shtetit ishte një nga premtimet publike që bëri Ministri Xhafaj pas marrjes së mandatit qeverisës.
Urojme.
Me gjithe pesimizmin shpresa vdes e fundit !!!???
Ne besuam se reforma ne polici e cila u be disa vite me pare, do te ndryshonte mentalitetin e policeve, pjesa me e madhe “dallkauke dhe bashibuzuke” pa shkolle, idiote dhe hajdute, por u zhgenjyem…..shume pak ka ndryshuar situata ne kete dikaster shteteror dhe NUK besoj se vetingu ne polici do te beje ndonje ndryshim…….