Por ne një Rob kemi! Robert Ndrenikën dhe aktorët me atlete të vjetëruara

9 Shkurt 2018, 21:41Blog TEMA

Nga Mira Kazhani

Këto ditë, në Rai, kam ndjekur San Remo-n, diçka edhe kam shkruar nëpër rreshta. Mbrëmë, e pranoj, pashë zv.ministren e Jashtme, në Opinion, asnjë llaf s’i kuptova, po ajo një ditë do bëhet edhe ministreshë. Kalojmë prapë në temë:

Një nga gjërat që ua kam zili italianëve dhe në përgjithësi çdo vendi të zhvilluar, është prania e miteve, e modeleve përbashkuese, nevoja dhe ujitja e tyre nga shoqëria, nga elitat, politikanët, qeveritë, historianët, akademikët, gazetarët, si një formulë shpëtimi, si lutjet përmendësh të të krishterëve apo myslimanëve…

Kështu janë disa njerëz për shoqëritë: i duam dhe pikë, i kemi dhe i bëjmë të pavdekshëm, i superpaguajmë, i supervlerësojmë, sepse, në këtë botë, nëse nuk kemi një projektim të ëndrrës, kot sa jetojmë.

Diku ka gazetarë që i duan të gjithë, artistë që fansat të marrin shpirtin nëse ua prek, këngëtarë të vjetër, shkrimtarë që i adhurojnë dhe vende që i nderojnë.

Shqipëria është një copëz toke e vogël dhe në historinë e saj të madhe e të lashtë ka prodhuar bijtë e bijat e veta! Njëri nga ata është, sot për sot, dhe do jetë gjithmonë i preferuari i të gjithëve, një brand moral, markë krenarie shqiptare: Robert Ndrenika.

Ndrenikën kam dashur ta intervistoj dhe nuk ia kam dalë asnjëherë! Është i vështirë për intervista dhe nuk e ka keq. Kur sheh sa shumë flasin, kush intervistohet sot, zemra e tij e qëruar nga protagonizmi nuk ka fuqi për të tilla punë, mesa duket.

Tani, ka dy ditë që kudo sheh Ndrenikën, që flet para mikrofonëve për Teatrin e tij, që është i yni, i atyre. Mundet që ta ketë gabim edhe aktori ynë i dashur. Mund të jetë me të vjetrën dhe nostalgjik, mund të mos i ketë kapur mirë qëllimet e mira të projektit të ri, por sa gjëra të shëmtuara ka ky qytet dhe politika jo vetëm i ka mbrojtur, por është ndërtuesja kryesore e shëmtisë në këtë vend.

Mjaft të shkosh, në verë, në Jug, dhe të zë koka me shëmti urbanistike në një vend përrallë natyrore. Kështu, ndoshta, Teatri është i vjetër dhe mund të bëhet shumë më i mirë e modern, po pse në vend të Teatrit, të një ndërtese më të bukur, mos të zgjedhim të mbrojmë dëshirën e një burri të bukur, që e duam shumë?

A mund të dëshmojmë se jemi ende të ndjeshëm? Që kemi disa jorregulla për rregullin e shpirtin e një vendi, që janë artistët dhe arti?

Robert Ndrenika nuk është as i pasur, as mistrec, as humorist, as ia ka idenë se çfarë humb duke qenë njeri aq i mirë në këtë vend. Ai nuk është as Ermal Mamaqi, që me talentin e tij u bë biznesmen dhe fiton para, as ndonjë nga ata mafiet e Kinostudios, që bëjnë namin me projekte dhe s’i njeh njeri, s’ua di njeri as vilat, as këpucët e shtrenjta, me disa filma zero. Robert Ndrenika është ai burri që shohim para mikrofonëve, i pashëm te Zoti edhe në ditët e pleqërisë, edhe duke jetuar fillikat në apartamentin e tij të vogël në Tiranë, pas humbjes së bashkëshortes.

Kështu, duke i plotësuar qoftë edhe një tekë Robert Ndrenikës, ne do tregonim se kemi ende zemër dhe se një vend e qytet të bukur e bën shpirti dhe morali dhe jo aspiratat avantgarde. Kjo e fundit është një nga qurret e Rilindjes, që megjithë dashurinë për Skënderbeun, ja ku e ka edhe Robertin dhe le ta duam pak më shumë atë. Kaq kisha. Natën e mirë!

p.s. Ah, sikur të ma premtojë atë intervistë!(Tiranapost.al)

15 komente në “Por ne një Rob kemi! Robert Ndrenikën dhe aktorët me atlete të vjetëruara”

  1. Kombi says:

    NDRENIKA E KA ZGJEDHUR PROFESIONIN E TIJ , TE BEJ ROLE , POR NE PUNET E QEVERISE , ESHTE E MIRA MOS TE LUAJ AS NJE ROL .

    1. Hamshori says:

      Sot nuk ka aktore te medhej,por karagjoze!
      Kam 30 vjet qe nuk shkel ne deren e Teatrit te Tiranes sepse as edukata e as kultura ime nuk ma lejon qe te degjoj e shikoj pjese te turpeshme te gjitha te huaja,ku personazhet jane prostituta,burgaxhinj,te droguar,princer,hajdute etj e asnje nuk ve pjese shqiptare ku te trajtohet jeta e ketyre 27 vjeteve sketerre!
      Si mund te shkoj ne teater ku luhet loje fjalesh banale qe nga vagina,palloshi etj?!

    2. mirel says:

      Po o kombi. Punet e qeverise i ben nje mender piktor. Shto dhe nje shites fiqsh, qe vinte ne Tirane me gomar kur Berti luante kryeveprat e botes te ky teater, ndersa mender piktori drogohej si qen rrugesh.
      Mund te themi qe qeveria ka vizion apo jo?

  2. Shoqjaklasespbb says:

    Me ne fund shkruajte dy rreshta si duhet, e vetmja kritike qe kam po ta shtroj si pyetje: perse permend emer konkret tjeter per krahasim?Ska krahasim kjo figure ikone e teatrit me asnje”talent” në Kete vend. Naten mira

  3. Taras Bulba says:

    Roberti eshte nje aktor i madh ,por kur ishte deputet dhe me mbas deri me dje nuk e hapi nje here gojen por votonte qorazi me keq se pijaneci Tirons suc thote por eshte tamom katunare nejse e leme kete pijanec por me vjen keq per aktorin e madhe qe eshte katandisur si mos me keq ,ske cfare bene or berti tani shko se mis te rregollon Berisha me Bashen ndoshta te bejne deputet prap

  4. shvejku says:

    Robert Ndrenika do te ishte akoma i madh si artist,por i ra vete me shkelm “koves me qumesht”!
    Kujtoi se u be deti kos dhe bashke me shume surrogato te tjere si aktore,karagjoze,mjeke,kengetare etj u rreshtuan pas armikut me te madh te shqiptareve Sali Berisha qe rrenoi Shqiperine keto 27 vjet!
    HESHT,NDRENIKA se nuk ke moral te flasesh per te miren ti!
    Shko laji kembet Berishes,qe te jape nje kothere buke!
    Ne bote artistet e shkrimtaret e medhenj kane qene ne krah te shumices se popullit dhe kunder sundimtareve,ndersa ti dhe te tjeret si ty u bete edhe deputete!
    Lexoje gjithmone Migjenin e madh te kuptosh edhe rolin edhe vleren tende ndaj regjimeve!

  5. Dashamires i artit says:

    Kazhani.
    Sinqerisht nuk e lexova shkrimin, por titulli dhe nja 3-4 rreshta qe mi zu syri, me bene te qarte se cfar do te thuash. Kam pare reagimet e Ndrenikes e te tjereve ne televizor.
    Por kemi ardhe ne nje pike, qe edhe Robert Ndreniken, apo edhe disa aktore te tjere, peshq te medhenj apo cironka te artit, qofshin, duhet te shihen realisht, ashtu sic jane dhe asgje me shume.
    Ka ardhur koha e “Shembjes se Idhujve” jo vetem ne art por edhe ne sfera te tjera.
    Robert Ndrenika ka qene nje aktoj i mire, i pelqyer, i respektuar nga publiku gadi gadi aq sa edhe kolloset e skenes si Naim Frasheri, Sander Prosi, Sulejman Pitarka, Kadri Roshi, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Margarita Xhepa,Ndrek Luca, Roza Anagnosti, e shume e shume te tjere.
    Per kete pune aktoret jane paguar mire (per ate kohe), kane patur edhe keta kufizimet e tyre si gjith shqiptaret dhe kaq. Natyrisht ka patur edhe prej atyre qe kane vuajtur nga ai sistem.
    Por edhe keta e te tjeret qe flasin sot, me ne krye Ndreniken, bejne a thua obobo, po vjen ndonje komete e po perplaset me Shqiperine, a thua se ai Jongu i mutit ka nisur ndonje rakete mbi Tiranen ku te gjith heshtin, vetem keta po kerkojne te shpetojne kete vend.
    Jo mor jo. Une nuk e di pse tere kjo sekelldi, kur arti dramatik dhe kinematografik (arti ne pergjithesi) ka vdekur me kohe dhe shume dhimbshem. Vdekja i ka ardhur qe prej 25 vitesh.
    Tere keta efendilere qe cfar nuk shajne e mallkojne sot, nuk thane asnje fjale deri me sot kush dhe pse e goditi kaq ashper artin e skenes, filmin, estraden, kengen, festivalet, etj? Ku jane artistet e rinj? A nuk ishte Ndrenika nje djal i ri dhe te tjere si ai qe u rriten perkrah kolloseve te skenes qe permenda me lart e qe tashme jane ngulitur ne memorien e shqiptareve?
    Nuk jane muret qe pengojne dramaturgjine etj, por mungesa e krijimtarise, nuk ka tekste, vihen ne skene disa vepra te huaja qe nuk terheqin askend. keni lufte te ashper klanesh, lufte brrylash, xhelozira, pengohen te rinjte, etj, etj dhe Jeni bere si puna e atij kepucarit i cili nxirrte kepuce te dobeta e thoshte ma ka fajin cekici.
    Ju i beni keto me aq terselleme tani, ne kohen e Rames dhe kerkoni te bindni te tjeret se qeveria nuk u respekton. Por more te uruar.Dhe e dini pse? Jo se Rama nuk e do artin, por se mori nje Shqiperi te shkatrruar qe nuk ke ku ta kapesh. Deri me 2013-ten heshtnit sepse nuk guxonit ssepse valonte huri. Ju nuk i gzoheni kesaj qe keni te drejten e Zotit te mblidheni e te shani e qe askush nuk guxon tu thote nje gjysem fjale.
    Te vetmit qe kam degjuar per arritjet e medha te artit skenik gjate sistemit te kaluar dhe qe shprehnin dhembjen per mjerimin ku ndodhemi, jane aktoret e medhenj e te nderuar, Tinka Kurti, Reshat Arbana e Roza Anagnosti (Xhuxha) te cilet krahas kritikave per sistemin e kaluar, me shume guxim kane shprehur edhe shqetesimin pse u shkatrruan ato vlera qe u arriten.
    E dini ku qendron pergjegjesia e juaj? Qendron ne faktin qe pas 91-shit, shpifet e cfar nuk thate, kishit gjith te drejten te perbuznit e te mallkonit sistemin e kaluar, por jo te mallkonit e te benit te paqene cdo gje te mire qe ishte arritur me aq mund e sakrifica nga njerez te mire, qe bene shume per artin, qe e rriten ne nivele aq te larta, aq sa shume te rinj, cuditen kur shohin krijime artistike te asaj kohe dhe pyesin pse u zhduken kaq mistershem? Kete nuk e thoni dot, sepse keni kontribuar per keq me heshtjen dhe nihilizmin tuaj.
    A mos mendoni se vetem ju paskeni te drejte te kerkoni ne kete bote dhe mendoni se cdo gje rrotullohet ndaj jush?
    E pate kollosin Emin Musliu, ideatorin dhe zbatuesin (natyrisht me ekip- Pr. Farudin Hoxhen-Ismail Ahmeti etj) e reformes energjitike ne Shqiperi? E pate sa me modesti foli per tere ato vepra te fuqishme qe projektuan e zbatuan pa thene asnje fjale per ate harrese qe u eshte bere gjate 27 vjeteve? Emin Musliu e te tjeret nuk ndjehen, por edhe nuk flet askush per ta, biles u a kane mohuar ate qe nuk mund te mohohet. Ka edhe shume te tjere qe kane perseri kontribute edhe me te medha se ju, por nuk ndjehen, sepse deri ketu jemi fundosur.
    Megjithate ju vazhdoni e ju dalt per hajer, por mendoni se sot ka shume femije qe lypin rrugeve, ka njerez qe nuk kane cfar tu japin femijeve e pleqve per te ngrene, ka aq shume halle sa qe nuk i bjen nder mend askujt, per salla teatrosh, besoni per kete.
    Ka me mijera e mijera universitare, inxhiniere, mjeke, ekonomiste, arsimtare, e te tjere e te tjere, por ata i bejne hall jetes, nuk dalin te protestojne qe pse qeveria nuk u gjen pune, ndersa ju ……..shiheni a mos kerkoni pak si teper?
    Ekonomi tregu zgjodhem, tani jepini vehtes.
    Zoti ju ndihmofte.

    1. Tit says:

      Dashamirës i Artit bravo! 100% dakord me gjithçka çfarë shkruan.

  6. Plato says:

    Nuk I thon Rob, I thon Bob

  7. Tit says:

    Mira, a e vëmë një bast që Roberti tani mbas këtij shkrimi “BRILANT” do ta plotësojë dëshirën për atë intervistën!!! HIPOKRITË, PAZARXHINJ, KAZAN!!! Mirë ua bën Rama juve që ju thotë kazan!!! Pse me plotësimin e tekave të njërit apo tjetrit bëhet shteti mi debile?! Ai mund të jetë aktor i mirë, por ne paguajmë taksa dhe ato i menaxhon Ministria e Kulturës për sektorin e kulturës! Po keni gjetur Edin liberal ju orandaj bilbilosni, se me Salën nuk jua mbante të bënit trimin.

  8. zi says:

    Thuhet se e mira ka dhe te bukuren brenda,
    ne rastin tend moj mira,e bukura paska te mjeren brenda saj,
    si e mira dhe e mjera, jane pjese e jona qe shfaqen cdo sekonde te jetes
    dhe diktohen viteve nga te tjere c’vlere kane.
    E mjera ti moj e mjere, jarget dhe gelbaza,urejtja dhe smira te paskan mbulua te teren
    dhe s’shikon vec perpara ikonen e patjetersueshme te idhullit tend qe rezaton vetem
    amulli,vdekje,skamje,padituri,jarge,gelbaze,jarge prape,per tju mbuluar te tereve me turp.

    1. shqipetari says:

      Ti z.Hamshor, ke sh te drejte qe te mos shkosh ne Teater, sepse nuk duron te shikoshe vepra te mbushura me fjale te pista te shkruara e te vena ne skene nga PISA, por prap nuk shpeton dot se ti kane sjelle ne TV brenda ne shtepi.

  9. REZI says:

    100% e saktë dashamirës i artit. Deshëm kapitalizëm? Jepjuni krahëve tani, mos prisni nga shteti. Iku koha kur shteti përgjigjej për gjithshka. Dhe mos harroni, atëherë nuk paguaje taksa…NUK PAGUAJE TAKSA.
    Ky është sistemi kapitalist.

  10. Gjitoni i Nolit says:

    Sec ka ne shkrimet e saja kjo kokoneza Mira qe do
    te thote dicka por e bene si ai guzhinjeri qe nis te beje qull dhe perfundon ne pace zorresh .Nje gje duhet te kuptosh moj kokone e lehte se artistin dhe politikanin i lidh nje gje e perbashket dhe si ndan dot dhe kjo eshte ipokrizia dhe pa kete ndjese nuk behen te famshem per te tjera mesime per ty kam hapur nje kurs per gazetaruqe te sojit tend ,rregjstrimet jane te lira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje