Skënderbeu-Flamurtari/ Daja: Të thellojmë diferencën; Duro: Tutorët e arbitrave të mos më dënojnë, nuk do të më zërë gjumi

9 Shkurt 2018, 20:22Sport TEMA

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka folur pas fitores së arritur sot kundër Flamurtarit.

Tekniku i korçarëve u shpreh se skuadra u rikthye të bëjë lojën e saj, ndërsa shtoi se kërkon që diferenca me ndjeksit të thellohet akoma dhe më shumë

“Do thoja që e dinim se ishte e vështirë se luajmë me ndjekësin. Pavaresisht pikeve që jemi shkëputur, ndeshja dihej që do të ishte e vështirë. Kemi gjetur forcën në sulm dhe kemi shënuar pasi e kërkuam me ngulm, e kemi provuar në stërvitje. E merituam me kundershtarë të afërt.

Më bën të qetë rikthimi i lojës së bukur, ka ritmin e fazës së parë të sezonit. Garancia është loja dhe që s’kemi dëmtime.

Kemi bërë rrugëtim të mirë dhe siguruam pikë por dua ta thellojmë diferencën.
Lojtarët po luanin mire dhe po fitonin territor. Nuk kisha arsye pse të bëja ndërrime pasi janë me logjike ato. Doja që lojtarët të merrnin maksimumin”, deklaroi Daja.

Ndërkohë, trajneri i Flamurtarit Shpëtim Duro u shpreh:

“Kjo ishte një ndeshje që luanim ndaj Skënderbeut, ku ishin dy skuadra që po kalonin një gjendje të mirë. Më erdhi keq që u ndëshkuam në fund, për më tepër nga një goditje standarte. Ky takim u vendos nga një episod, prandaj mund të them që jemi ndëshkuar nga fati.

Ne kemi lënë shumë pikë gjatë këtij kampionati. Megjithatë ne nuk kemi presionin e titullit, por do ishte më mirë që kampionati të ishte i hapur.

Në ndeshje e sotme na mungoi një nga lojtarët më të rëndësishëm për ekipin, një futbollist si Sidibe. Paraqitja e Zukës dhe Useinit ishin në nivelin e duhur, pasi kanë mbyllur në mënyrën e duhur dy kundërshtar si Muzaka dhe Lilaj që kanë një potencial të madh.

Nuk më vjen keq për skuadrën, por për rezultatin ndiej keqardhje, pasi jemi ndëshkuar në minutat e fundit. Muaremi dukej për potencialin e tij, pasi kur merrte topin qetësonte ekipin. Ai do e ndihmojë skuadrën, pasi ka një nivel të mirë në aspektin teknik. Ky futbollist nuk është në 100% e formës së tij.

Nuk kam bërë asnjë lloj gabimi. Në gjithë karrierën time si trajner, nuk jam dënuar me kartona nga gjyqtarët, por kur ta bëjnë borxh, atëherë duhet të reagosh. Ajo që dua të them është se nuk është rastësi që në 4 ndeshje ndaj Kukësit të jetë i njëjti arbitër. Këto shoqata e arbitrave janë tutorët e arbitrave të mos më dënojnë, pasi nuk do të më zërë gjumi për tre ditë”, është shprehur Duro. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje