Skënderbeu ka triumfuar në super sfidën e javës së 19-të të Kategorisë Superiore duke mposhtur një rival direkt për titullin kampion siç është Flamurtari.
Një gol i shënuar në minutën e 83-të nga ana e Gjergji Muzakës i dha suksesin skuadrës së Iilir Dajës.
Me këtë fitore korçarët vijojnë të qetë rrugën drejt titullit kampion duke u shkëputur në tabelën e renditjes.
90 minutat e zhvilluara sot në stadiumin “Skënderbeu” ishin mjaft emocionuese ku që të dyja ekipet krijuan mjaft raste për shënim, por që nuk ishin të saktë në momentet e finalizimit.
Megjithatë, është Muzaka ai që ngriti në peshë tifozerinë korçare duke përfituar nga një rrëmujë në zonën e Flamurtarit dhe me portën e boshatisur arrin që ta dërgojë topin në fund të rrjetës.
Kujtojmë qe aksioni i golit te fitores se Skenderbeut ishite i dyshime pas nja faulli te pa qenë te akorduar nga gjyqtari Andi Koçi.
Me këtë fitore Skënderbeu vijon i qetë rrugën drejt titullit kampion pasi tashmë ngjitet në kuotën e 43 pikëve, 11 pikë larg vendit të dytë që mbahet nga Flamurtari. (TemA)
Goli i shënuar nga Gjergji Muzaka.
Ca i keni keto idiotesira qe shkruani mo…ju dha nje faull i pa qene skenderbeut thoni..
Une nuk jam me Skenderbeun po faulli ishte mese i drejte.Lojtari skenderbeut ja mori kohen mbrojtesit te Flamurtarit dhe po i merrte dhe topin dhe mbrojtesi e rezoi.Ne keto raste gjithmone jepet faull.
Ndersa ne pjesen e pare sulmuesit Sowe te Skenderbeut ju mohua penalltia.
Vangjelit 2 min me pare i dha te verdhe prane zones kot fare.
Per te mos thene qe loja u zgjat 8 min kur gjyqtari i 4 e shtoi vetem 4 min.
Ama keshtu jane padrejtesite qe i paskan bere Flamurtarit gjyqtaret …?
Po penalltine ne dem te Soue ne favor te Skenderbeut e pa dhene nga gjyqetari pse nuk e permendni?