VIDEO: Një ndeshje e pabesueshme futbolli...

9 Shkurt 2018, 09:18Sport TEMA

Futbolli është sporti më i dashur por këta adoleshentë kanë zgjedhur mënyrën e gabuar për të luajtuar

Në një video që po qarkullon në internet, nxënësit e një shkollë në lindje të Indonezisë, shihet duke luajtur futboll, por ajo që bie në sy është se topi nuk ishte normal pasi ishte me flakë.

Duke përdorur një arrë kokosi që është lyer me vajguri dhe më pas i është vendosur zjarri, nxënësit fillojnë të luajnë dhe i kalojnë “topin” njëri-tjetrit me qëllim për të shënuar gol në portat e asaj fushe të improvizuar.

Videoja, e regjistruar në një telefon celular, tregon nxënësit me entuziazëm duke u përpjekur për të shënuar një gol.

Dy ekipe luajnë së bashku, duke u përpjekur për të shënuar sa më shumë gola.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje