Klubi kinez gati të paguajë 1.4 miliardë € për Lionel Messi-n

8 Shkurt 2018, 20:45Sport TEMA

Klubi kinez Hebei China Fortune raportohet të jetë gati të paguajë klauzolën e lirimit me vlerë 700 milionë euro për yllin e Barcelona-s Lionel Messi.

Messi së fundmi nënshkroi një kontratë të re afatgjate në Camp Nou.

Por me rregullat e reja të futbollit kinez, Hebei duhet të paguajë një shumë marramendëse 1.4 miliard euro.

Raportet e shumta evropiane shprehen se Hebei, që sapo ka nënshkruar me Mascherani në janar, është gati të bërë një tjetër tentativë për Messi-n, pasi e para është refuzuar.

Hebei gjithashtu ka blerë Ezequiel Lavezzi dhe raportet pretendojnë se këto blerje kanë qenë për të bindur Messi-n t’i thotë po Kinës.

Argjentinasi së fundmi rinovoi kontratën me Barcelona-n deri në 2021, duke u bërë lojtari më i paguar i botës së futbollit.

Hebei kërkon me çdo kusht pesë herë kampionin e Ballon d’Or, por rregullat e reja të shtetit kinez thonë qartë se klubi duhet të paguajë 100% të shumës ekstra si taksë qeverisë kineze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje