Kategoria Parë/ Tirana bën detyrën në shtëpi ndaj Tomorrit

9 Shkurt 2018, 16:08Sport TEMA

Tirana ka marrë një tjetër tre pikësh të rëndësishëm në javën e 15-të të Kategorisë së parë, duke mposhtur në stadiumin “Selman Stermasi” skuadrën e Tomorrit.

Skuadra e drejtuar nga tekniku Ze Maria triumfoi me rezultatin 3-1, në një sfidë që dhuroi mjaft emocione.

Autorë e golave për bardheblutë në këtë takim ishin sulmuesi Ngo që shënoi një dopietë dhe Greca, ndërsa për ekipin beratas shënoi Kopaçi

Pas kësaj fitoreje Tirana vijon të mbajë vendin e parë me 40 pikë të grumbulluara duke vijuar të qetë rrugën drejt ngjitjes për në Kategorinë Superiore. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje