VIDEO: Panik në stadium, një i njohur i Osmanit bie nga tribuna pas golit

9 Shkurt 2018, 20:08Sport TEMA

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në Korçë, teksa pas shënimit të Muzakës, një i njohur i Tefik Osmanit ka rënë nga tribuna gjatë festimit të golit.

Ambulanca ka ndërhyrë menjëherë, teksa ndeshja është ndalur për pak minuta.

Futbollisti ka shkuar pranë të njohurit të tij disa çaste, ndërsa lotët nuk kanë munguar në sytë e futbollistit të Skënderbeut.

Menjëherë pas kësaj ngjarje, Osmani është zëvendësuar nga Ilir Daja, ndërsa lojtari ka vrapuar për të shkuar në spital pranë të njohurit të tij, për të qenë pranë tij në këto momente të vështira.

Largimi i ambulancës është shoqëruar me duartrokitjen e spektatorëve në stadium.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje