Nga Skënder Minxhozi
Debati politik rreth Habilajve ka njohur një të përpjetë të fortë, pas ekstradimit drejt Italisë të Nazer Seitit, i cili njihet tashmë nga mediat me nofkën e “financierit të bandës”. Është një person për të cilin drejtësia italiane ka material të bollshëm implikues, pasi sipas hetuesve italianë, Nazer Seitaj komunikonte vazhdimisht me Moisi Habilajn dhe diskutonte me të për pazaret e drogës. Dosja italiane sjell prova se Seiti shfaqet si person, të paktën në katër operacione antidrogë, mes viteve 2012 dhe 2014.
E megjithatë, momenti kur ky i akuzuar me peshë në dosjen e prokurorisë së Katanias, u ekstradua në shtetin që i kishte “përgatitur letrat”, në Tiranë plasi sherri. Opozita akuzon qeverinë se praktikisht e fshehu Seitin në Itali, për ta shmangur nga hetimi shqiptar dhe eventualisht, nga nxjerrja e emrave të ndonjë “peshku të madh” gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët tanë. Një marri e tillë vetëm në ambjente false dhe hipokrite si ky i yni mund të gjejë vend. Afërmendsh peshku i madh dihet sesi quhet, por ajo që mbetet e paqartë, është linja logjike me të cilën opozita po çon përpara një betejë politike në Kuvend dhe jashtë tij, e që duket se fut ujë nga shumë anë.
Drejtësia italiane ishte dhe mbetet autorja e vetme e një hetimi të thellë dhe të paanshëm të bandës së Habilajve. Të gjithë të tjerët, prokuroria shqiptare, klasa politike dhe mediat, prodhuan tym, zhurmë dhe sherr rreth këtij grupi kriminal, pa arritur të ofrojnë asnjë provë serioze për veprimtarinë e tyre. Nëse sot njohim “financierin e Habilajve” me emër dhe mbiemër, kjo i detyrohet hetuesve italianë, e jo kolegëve të tyre shqiptarë.
Të paragjykosh sot ekstradimin e Seitit tek ata që hetuan atë dhe shokët e tij gjatë viteve të tëra, me përgjime ambjentale, transferta parash, lidhjet me mafiat vendase etj, është njëlloj si të bërtasësh në favor të arshivimit të zgjidhjes së aferës së drogës të fisit të Habilajve.
Nazer Seiti mbahej në burg vetëm në sajë të kërkesës italiane, për rolin që kishte në dosjen hetimore të hartuar nga fqinjët tanë përtej Adriatikut. Për drejtësinë shqiptare, ky person ka qenë dhe ende është formalisht një “objekt i paidentifikuar”, për të përdorur zhargonin e astronomisë. Nazer Seiti është ekstraduar sot në një vend ku kryeministrat, ministra e deputetë janë proceduar e dënuar në 30 vjetët e fundit duke qenë në detyrë apo në pension. Pa asnjë dallim nga tagri dhe emri. Doni një shembull? Fare e thjeshtë: shihni çfarë i ka ndodhur Berluksonit, në krye të qeverisë apo në opozitë, nga 1994 kur hyri në politikë, e deri kur doli prej saj në vitin 2013, me një dënim të formës së prerë të gjykatës, për të larë e ndërruar pelenat e pleqve në një azil pranë Monzës. Mund të kujtojmë edhe procedimin shumëvjeçar të Andreotit, që u detyrua të shkojë qindra herë nëpër proceset e mafiozëve në Palermo (praktikisht deri kur ju afrua ora e vdekjes), megjithëse ishte senator i përjetshëm. Lista është shumë e gjatë e s’ja vlen të humbasësh kohë.
Fabula e fshehjes së njeriut të Habilajve në Itali, është e dobët dhe e sforcuar. Sepse koncepti i fshehjes së krimit, në çdo rrethanë dhe përballje të imagjinueshme, i shkon ku e ku më mirë Tiranës, sesa Romës, Katanias apo Milanos. Financieri i Habiljave u dërgua aty ku u prodhuan provat kundër tij. Të kishim të çonim edhe ca të tjerë atje, nuk do të ishte keq…
Opozita do ta bente kauze dhe ne rast te kundert,ne rast se nuk ekstradohej me motivin qe do te mbahej ketu per tu manipuluar nga drejtesia e kapur nga qeveria.Opozite me hipokrite dhe djallezore nuk besoj te kete ne ndonje vend normal.
Problemi qendron se ky vend nuk eshte normal por eshte nje vend karagjoz, ku hajduti therret kapeni hajdutin , vrasesi dhe krimineli shkon tek vendi ngjarjes dhe krekoset si gjel.Eshte dhurate e nje te ashtuquajtur pseudodemokraci nga s.b. qe dhe tani ne pleqeri mban akoma kete fryme ne ambiente opozitare qe jane kthyer ne kamikaz ne sherbim te udheheqjes dhe te nje grup njerezish qe kane perfituar kur ata kane qeverisur dhe shpresojne te rikthehen perseri.Jo se keta qe jane ne pushtet jane engjej por populli ben krahasim se kush ben me keq,krahason shtetin rrumpalle te meparshem ku me i forti nuk paguante asnje detyrim dhe drejtesia vetem drejtesi nuk ishte dhe ligji i tyre ishte te mos ndeshkonte asnje te forte te lidhur me politiken.Ketyre as u behet vone se hapja e bisedimeve per ne B.E. mund te pengohet ose kete ata e duan me kompromis qe te zerohen te gjitha ato c’jane bere.Mire ketu qe kane force dhe pushtet qe kerkojne te imponojne agresivitetin e tyre por kerkojne te marin per budallenj dhe perendimin qe gjoja ata nuk kuptojne situaten ketu se ambasadat e tyre nuk marin informacion per situaten por vetem marin rrogen si burokrate dhe dalin keta te zgjuarit(djallezuarit) tane tua shpjegojne.Qe perendimoret parashtrojne kusht reformen ne drejtesi eshte se ata jane te mireinformuar per situaten, por qe kerkojne dhe mareveshje midis paleve se ata kane prasysh vendet e tyre qe per interesat e kombit pozita dhe opozita behen bashke se normalisht keshtu duhet te jete.Problemi ketu qe politika eshte futur aq thelle ne korrupsion qe ta shkulesh duhet nje kohe e gjate dhe kjo rendon mbi popullin e thjeshte si hallka me e dobet e zinxhirit.
Bravo zoti Minxhozi!Shurt dhe sakte! E verteta e thene troc dhe shkurt,e zeza mbi te bardhe.Dhe kjo eshte ajo qe mund te thote cdo njeri me mendjen ne koke.Vetem ata qe jane te implikuar dhe qe duan dicka te fshehin apo te mbyllin me marifete nje ceshtje,mund te thone dicka tjeter.Dhe ne jami deshmitare te asaj qe ndodh ne kete vend.Zhurma e “opozites” per kete ceshtje,se gjoja u ekstradua me qellim ky mafioz per ne itali,qe te mos fliste tek prokuroria jone etj etj,eshte nje perralle qe mund tu thuhet femijeve nen 4 vjec ne nete dimri prane zjarrit qe ti zere gjumi,sepse po te jene mbi kater vjec e kuptojne qe ka nje nonsens ne kete llogjike mjeranesh poilitike.Domethene,prokuroria dhe gjykatat tona,qe derime tani nuk kane hetuar dhe te cojne para gjykates asnje politikan dhe asnje grup kriminal te rendesishem apo qe gjyqe si ai i Shullazit qe vazhdon prej vitesh pa asnje konkluzion,me shtyrje pa afat,nje here mungon gjyqtari,nje here prokurori,nje here avokati e nje here deshmitaret etj etj jane me te besueshme se organet e drejtesise italiane? Kjo eshte vetem llogjika e te pandreqshmit mafioz
Berisha,e shebekut te tij (kulishi i lindur i tij) Basha dhe i kryekares se partise Shpk te firmes se cizmeve Muniuka e kompani.
Ishte mire qe ty edhe disa tjere ti cojsh jo ne Itali por ne vend shume te larget qe mos vini me me Ramen qe ju e mbroni ate.
PO VJEN DITA E GJYKIMIT !
MAJTAS E DJATHTAS DRIDHEN.!
DUKE QËNË NJË OPOZITË SHUMË ARMIQËSORE,
, OBSTRUKTIVE ,SHKËMB NËN RROTAT E QEVERISË ,NË ÇDO MOMENT, KËRCËNUESE DERI NË ÇMENDURI, I BËRI NJË SHËRBIM TË PA PARË QEVERISË SË MAJTË.!
FORCËRISHT JA MINIMIZOJË GABIMET,(në favor të Shqipërisë kjo,por jo të vetë opozitës), PËR PASOJË , NDËSHKIMET NDËR EXQEVERITARËT E DJATHTË DO TË JENË SHUMË MË TË SHUMTA E TË FORTA SE NDAJ QEVERITARËVE DHE EXQEVERITARËVE SOCIALIST.LSISTAT??, SHPRESOJ TA HANË VËNÇE , PO S’PËSUAN GJË, QÊ NGA ÇIZMAXHINJTË, KY DO TË ISHTE DHJETING?? DHE JO VETING ?.
Respekt zoti Minxhozi.Shkrim brilant.Sakt.Real.Nazeri i shkoi drejtesise italiane,jo vetem,se, atje linden akuzat per ate,por do t’i behet nje hetim me i mire dhe me i thelle.Opozita, mender na ka çare b…n me ato mjaullitjet e çirrjet histerike,akuzat pa vend,por do te ishte e kunderta,nqs Nazeri nuk do ishte ekstraduar ne itali,do thoshin perseri qe e mbron qeveria.Aq me mire zoti Minxhozi, qe opozita me sjelljen e saj prej kurve,po humbet besimin te elektorati.Edhe njehere urime,dhe pershendetje.