Strategjia e KE për zgjerimin, Basha: Radiografi e trishtuar e realitetit shqiptar, vë gishtin mbi plagë, përshëndes raportin

9 Shkurt 2018, 16:20Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se raporti i KE për strategjinë për zgjerim të BE-së vë gishtin mbi plagët kryesore që ka vendi ynë.

Sipas Bashës raporti flet qartë dhe më forcë për kapjen e shtetit nga interesat private dhe lidhjet mes krimit të organizuar dhe qeverisjes, për probleme të rënda dhe serioze të korrupsionit, për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe lirisë së medias, për ekonomi jokonkuruese që duhet të reformohet thellësisht, për mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe për shtypjen e rolit të opozitës politike”.

Më tej Basha shpreh vullnetin e Partisë Demokratike dhe të tijin për të ndryshuar politikën dhe ekonominë shqiptare duke përqafuar standardet dhe vlerat europiane, me qëllim futjen e Shqipërisë në BE brenda një dekade.

POSTIMI I PLOTE

Shqipëria në BE eshtë aspirata më e lartë e gjithë shqiptarëve. Shqiptarët duan të jenë pjesë e vërtetë e Europës. Partia Demokratike e do Shqipërinë në BE. Unë personalisht dhe bashkëpunëtorët e mi kemi lobuar dhe vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë europianë që Shqipërisë t’i hapen negociatat. Ky është investimi ynë ndaj gjithë shqiptarëve dhe të ardhmes sonë të përbashkët.

Ne duam që negociatat të hapen edhe pse vendi përballet me shqetësime të rënda dhe serioze nga një sërë vendesh anëtare të BE-së në lidhje me krimin dhe drogën me origjinë nga Shqipëria dhe me emigracionin e paligjshëm nga bashkqytetarët tanë që kanë humbur shpresën dhe mundësitë të jetojnë në Shqipëri.

Ne shpresojmë që këto probleme të mos ndikojnë në vendimin për negociatat nga vendet e BE-së dhe të mos pengojnë hapjen e tyre. Me këtë rast përshëndes raportin për strategjinë për zgjerim të BE-së e cila konfirmon vullnetin e BE-së për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit.

Por qartësisht përtej këtij vullneti politik, strategjia ngren probleme serioze dhe vë gishtin mbi plagët kryesore që ka vendi ynë.

Raporti flet qartë dhe më forcë për kapjen e shtetit nga interesat private dhe lidhjet mes krimit të organizuar dhe qeverisjes, për probleme të rënda dhe serioze të korrupsionit, për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe lirisë së medias, për ekonomi jokonkuruese që duhet të reformohet thellësisht, për mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe për shtypjen e rolit të opozitës politike.

Ky raport është një radiografi e trishtuar e realitetit shqiptar dhe disa vendeve të tjera të Ballkanit.

Strategjia bën thirrje për ndryshime dhe transformime të vërteta demokratike për daljen nga ky realitet dhe thekson se procesi i integrimit nuk është proces mekanik por proces përqafimi real të vlerave dhe standarteve politike dhe ekonomike europiane.

Me këtë rast dua të theksoj vullnetin e Partisë Demokratike dhe timin për të ndryshuar politikën dhe ekonominë shqiptare duke përqafuar standardet dhe vlerat europiane, me qëllim futjen e Shqipërisë në BE brenda një dekade. (TemA)

5 komente në “Strategjia e KE për zgjerimin, Basha: Radiografi e trishtuar e realitetit shqiptar, vë gishtin mbi plagë, përshëndes raportin”

  1. korçari says:

    O Lule Basha ti do varur me koke poshte qe kur te besh urinen te te bjerre ne surrat,palaço

    1. Bledi says:

      E the sakte, kur do vije ajo dite mos i kemi verdalle kta flliqesira

  2. says:

    E din KE që ka padrejtsi ndaj nesh dhe Turqis nga ana saj

  3. Ralf says:

    Si nuk pushoj ky plera duke genjyer I cili kur flet te ndot ajrin.
    Me burg u kalbshi o funderrinat qe e shkaterruat ate vend

  4. Spartaku says:

    More lul Bukuroshi! Po ate qe nuk je dakord realisht te mos futet shqiperia ne BE pse nuk e thua? Ti me Berishen dhe banden e deputeteve te pd-ke,nuk kini lene asgje te keqe pa i thene Europes,dhe nga ana tjeter thua qe jemi per ne europe.Po qe je hajdut,vrases,tradhetar i shqiperise,destabilizzus,shkaterrues,shpifes,pse nuk i thua? Jo more pederast jo,nuk te beson njeri ty,se je pa karakter,i paafte te drejtosh nje parti si Pd-ke,me horra.Prandaj pengesa kryesore je ti me banden tende dhe te Saliut.Keto Europa i di me mire se ty.Llap sa te duash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje