Loja me mandatin e Eduard Halimit po bëhet interesante. Pas dorëheqjes së një gruaje, gruaja në radhë pranon mandatin

9 Shkurt 2018, 19:27Politika TEMA

Loja me mandatin e Eduard Halimit po bëhet interesante.

Astrit Veliaj, i cili pret të marrë mandatin, sipas kriterit gjinor në ligjin elektroal, duhet t’u hapë rrugën dy grave që janë në listë.

Sipas listës, mandati shkonte tek Juvina Jani, e cila ka bërë një reagim zyrtar, duke deklaruar publikisht se nuk do ta pranonte mandatin si deputete e PD.

Por pas Juvinës, në listë vjen zonja Monika Qose.

CNA.al komunikoi me kandidaten e 7-të të listës së PD-së, e cila tha se nuk kishte ende asnjë informacion dhe komunikim zyrtar, por gjithçka e ka mësuar nga mediat.

E pyetur se a do ta pranonte mandatin apo do të vepronte si paraardhësja e saj, Qose tha se, “Jam e nderuar dhe do ta mirëpres, në rast se më ofrohet zyrtarisht.”

Pra me sa duket edhe nga prononcimi i zonjës Qose, ajo pritet të jetë deputetja më e re e Kuvendit të Shqipërisë.

Kjo me sa duket ose nuk e ka telefonin e Astrit Veliaj, ose nuk janë marrë vesh si duhet.

5 komente në “Loja me mandatin e Eduard Halimit po bëhet interesante. Pas dorëheqjes së një gruaje, gruaja në radhë pranon mandatin”

  1. Jimi says:

    Njeri hyn, e tjetri del, nje Spiro, tjetri Vangjel!

  2. Labi says:

    KY TIPI, ËSHTË KOKA E KRIMIT, NË GJYQËSOR.!
    DO TA SHIFNI NË BURG, SË SHPEJTI ?????

  3. ladiu says:

    HALIMI, MAFJA VETË .?

  4. Miri i xhikes says:

    Halimi, avokati i krimit.!??????????

  5. shoku i klases says:

    Ky eshte akoma kryetar i komisionit kunder PUCIT te 21 Janarit,….rolin si bythelepires e ka kryer sh mire,por me llogari,per te zhvatur ,vjedhur sa me shume ne funksion te sherbimeve qe i bente Berishes.Thuthuq ishte,por ja kaloi edhe Tritan preshit,nga hilete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje