Nga Anri Bala
Nuk do të vija bast, por besoj se mund të klasifikohemi si vendi i parë i çudirave në glob, në të cilin, brenda një kohe të shkurtër, ti shikon të ndodh gjithçka, e pas saj… menjëherë s’ndodh asgjë. Për t’i u ardhur në ndihmë, e për të mos u dukur sikur edhe unë po deliroj, sepse ju s’më keni asnjë faj, i referohem rastit, kur mediat sot po shkruajnë me ngazëllimin e fituesit të dhjerë por me lavdi, se ish-kryeprokurori Llalla u largua me turp nga drejtësia, nga frika se organi i vetingut do të zbulonte milionat e fituara, duke u bërë qoka pushtetarëve, e mbyllur dosje kriminale dhe pazare me jetë njerëzish e familjesh të tëra… jo shaka.
Por ama, në fund e larguam të “turpëruar”, ashtu siç e meritonte… me “bishtin ndër shalë” në Gjermani, për t’iu bashkuar familjes së tij, së bashku me miliona euro të fituara me “mund”, në tregun e zi të (pa)drejtësisë. “Turp” më të madh për të nuk ka! E shkatërruam qerratain, e turpëruam deri në vdekje, e cila edhe kur t’i vijë, nuk do mund t’ia merrte të gjithë pasurinë e mbledhur deri më sot, edhe sikur Tiku mos të punojë asnjë ditë.
Të njëjtin fat patën edhe 740 milionë dollarët e privatizimit me vite të kompanisë “ARMO”, ku një pjesë e mirë e milionave të paguara nga taksapaguesit shqiptarë, duhet të ishin në buxhetin e shtetit dhe jo në disa kompani “fantazma” në ishujt e parajsave fiskale jashtë vendit. Por ama, të gjithë privatizuesit, apo përfituesit e skemës së kompanisë “Mon Kukaleshi” sh.a me ndihmën e “qeveriut”, u larguan të dhjerë edhe të turpëruar, e këtë ata mund ta pranojnë me plotë gojë se ua “bëmë” nënën! Fund më të “tmerrshëm” për ta s’mund të kishte! Ua “çorrëm” maskën hajdutëve, por ama askush nuk ktheu asnjë kacidhe, e për ta shlyer detyrimin si të burgosur… as mos e çoni nëpërmend!
Në sinkron me këtë vjedhje, më e madhja pas skemës së mashtrimit të firmave piramidale, që provokoi mijëra viktima në vitin e mbrapshtë 1997, është skandali “CEZ-DIA”, që i kushtoi shtetit shqiptarë një dëm ekonomik prej 414 milion euro, ku një prej të akuzuarve kryesor të kësaj megaafere është dënuar me 11 vite burg për vjedhje me anë të mashtrimit në bashkëpunim, por që bashkëpuntorët e tij nuk shihen gjëkundi, as në sallën e gjyqit, as për t’i bërë “shoqëri” të dënuarit Kastriot Ismailaj.
Qysh pas burgosjes së Ismailaj, të gjithë bashkëpuntorët apo të akuzuarit kryesor për këtë megavjedhje, u zbythën: Dikush shkoi të bëj këmboraxhiun duke varur medalje, dikush qytetarin dixhital, ndërsa i biri i qytetarit dixhital u “këput duke harxhuar miliona e falur” çdo vit në pushime me të dashurën.
E për në fund, por jo për nga rëndësia është ai, i vetmi i pakrahasueshmi Lylja e kopshtit tim, i cili u akuzua përsëri tani, mbas dhjetëra zullumesh dhe krimesh të pagjykuara e të pahetuara, por të provuara me dokumenta, se ka paguar 1 milion dollarë pa adresë burimi dhe me destinacion pagimi tek një kompani lobimi e dyshimtë dhe në hetim në Amerikë, për të rregulluar sadopak imazhin e tij dhe sharë Shqipërinë. Askujt nuk i ndihet zëri, as Arta Markut, duke e dërguar sërish shqyrtimin e këtij rasti në kalendat greke, e duke na trembur, se po kthehemi sërish aty ku ishim… me Llallën pa Llallën!
Çdo ditë e më shumë, për ato që e kanë harruar, çudia më e madhe zgjat tre ditë, mirëpo këtu nuk zgjat as tre orë, aq sa u duhen palëve: hajdutit, policit dhe akuzuesit, të i’a thonë gjërat “troç” njëri tjetrit, në FB për t’iu a hedhur qytetarëve si ushqim. Të shkretët qytetarë, sa shpejt trullosen, gënjehen e ngrefosen, për të bërë mbrojtësin apo sulmuesin për palët, paçka se i kanë fëmijët pa bukë në shtëpi! Ndaj, degradim i harresës së krimit të pandëshkuar duhet të ndal!
Shqiptarët halle shumë, tregohen moskokëçarës sepse janë në “maratonë” të përditshme për të fituar bukën e gojës, por mos të harrojnë, se buka e gojës sot mungon nga ata të pushtetshmit e këtij vendi, që e vodhën, grabitën dhe e shkelën me këmbë para syve të tyre, para mjerimit Migjenian. Sot më shumë se kurrë nuk duhet të harrojmë imazhin e këtyre lloj grabitqarësh, që nesër të mos përsëritet më dhe të mbetet një kujtim i hidhur. Arta Marku zgjohu, sinqerisht, seriozisht dhe jo politikisht!
TE PRESIM KLP ,KLGJ DKCKA DO TE BEJNE , NUK BESOJ QE TE KRENOHEN ME CA DREJTORA RRUGESH DHE KATUNDAR TOKASH , QE KAPEM KOKAT E KRIMIT . ?
Bukur
Znj. Kryeprokurore. Doreheqja e ” Dhalles” eshte prova e qarte se sa i koorruptuar ishte paraardhesi juaj.
Duhet hetim per cdo ish zyrtar i cili nuk justifikon pasurine.
Shume e lehte formula : vidh , jep doreheqjen= i paster.
Dhe ne populli paguajme faturat e ketyre gjakiresve.
JASHTË , ADRIATIK LLALLA!!
SHQIPËRIA ,NUK TË DO ,!
DREJTËSIA PO QE SE MUNDET, TË TI HEQË PETËT??????????????????????????????????????????
Te Lumte mor djale,bravo,bravo.
Cfare kerkoni o budallenj?
Te denohen te pasurit qe vune miliarda me djersen e ballit?
Cfare faji ka Llalla qe e vune kryeprokuror dhe i dhane ato miliardat qe te heshtete?
Ai heshti,por heshten edhe perendimi,OJQ-te e sidomos populli!
A keni pyetur pse ne Shqiperi nuk ka Sindikata puntoresh qe te ngrene popullin ne protesta te fuqishme per hallet e tij si papanesia,padrejtesia,krimi,korrupsioni,rritja e cmimit te dritave e ujit,pensionet skandaloze kur nje ish deputet sot merr pension ne muaj 1 milion e 300 mije leke te vjetra,sa marrin 10 pensioniste fukarenj ose 20 te pa pune!
Kane 27 vjet qe akuzojne Enver Hoxhen per Diktator,per kultin e individit etj,por a nuk jane te tille,bile me keq se Enveri kryetaret e partive qe me Kushtetute u jepet e drejta qe te caktojne ata deputetet,listat e tyre,ministrat,ambasadoret etj?
A nuk jane te tille sot keta kryetare -sulltane qe lejojne qe deputetet te shesin mandatin e deputetit duke kaluar nga nje parti tek tjetra kundrejt perfitimeve?
A nuk jane diktatore kryetaret e partive politike,qe sa marrin pushtetin nuk duan t’ia dine per hallet e elektoratit te tyre duke zbrazur selite e partive duke lene tek dera ndonje plake 70 vjece qe as per vete nuk eshte e jo per hallexhinjte?
U rrezua diktatura e proletrariatit dhe u vendos diktatura e kapitalit!
Populli prap me gisht ne goje mbeti!
Shqiptar- ergo-hajdut.
R.Deskartes.
PO pasuri te patundeshme nuk lane ata ketu? Nuk mund tua sekuestrojne? Po LLALLEN kush i pengon ta hetojne per zullumet dhe ta detyrojne te kthehet ne SHQIPERI?.Duke ikur LLalla shpetojne edhe shume te tjere.Thua vertet LLalla shpetoi pa lagur???????///
Te gjithe konstatojne miliona ketu e milona atje dhe trushplaret mbrojne palen e vet.
Prokuror gjykates polic dhe politikan pasurohen dhe mbrojne njeri tjetrin.
Ketu nuk ka ngel njeri i ndershem qe te bej drejtesi.
Vetem po u ngjall nje enver hoxh ,qe ti mar edhe nje here ti coj te pastrojn kanalet qe i shkatrruan se ndryshe ky vend do plackitet.
KY Adriatik Llalla duhet te rrije nja 50 vjet pas hekurave e jo te shkoje ne Gjermani
Duket se paçavurret ,e qelbura, do hidhen nê koshin e plehrave.???
Bravo! Shkrim brilant.
Te lumte!
Ndaj plotesisht te njejten ide.
te larguarit ” e dhjere” por … miljonere , kudo qe te shkojne kane per te rrene ere ..!
Si cdo here Anri shkelqen , te lumte ! Keto fjalr duhem lexuar ne parlament ne ligjerate te drejte, se ashtu sic e thua , populli ka hallet e mbijeteses, pak lexojne gazeten. Keta maskarenj duhet jo vetem pas hekurave, por t’u llogariten demet e vjedhjet e t’i kthehen shtetit nje me nje. Atehere vettingu eshte i besueshem, se keta horra fytyren e kane bere sholle kepuce dhe nuk u plas se japin doreheqje pa ju cenuar pasuria.