Kur flet Robert Ndrenika, e ka një hall të fortë…

10 Shkurt 2018, 09:37Blog TEMA
Kur flet Robert Ndrenika, e ka një hall të fortë…

“Në fillimet e Revolucionit Francez Marati i shkruante Dëmulenit: ‘Ç’i hyn në punë liria politike atij që nuk ka bukë? Ajo u shërben vetëm teoricienëve dhe politikanëve ambiciozë.’

Pyetja ishte serioze, por përgjigjia e pasaktë. Dëmuleni do ta zbulonte në kurriz të vet, kur e gijotinuan. Që liria nuk jep bukë, është e vërtetë. Që nuk interesohet për ata që janë të uritur është thuajse po aq e vërtetë (jo plotësisht, sepse, të paktën, liria lejon të kërkohet bukë). Po, nëse buka është gjithçka për atë që s’e ka, bëhet hiç sapo sigurohet. Nuk jetohet – më falni për këtë thënie të rëndomtë – vetëm me bukë”, shkruan Giovanni Sartori.

Shpresoj që Ndrenika të ketë frymëzuar të mos ndalen ata artistë që nuk shesin heshtjen, ndaj dhe u duhet të vuajnë në mungesë të roleve që vështirë të gjenden.

Por akoma më shumë shpresoj që kur tha “xhamia apo kisha e shqiptarëre është teatri”, t’i ketë bërë më të lirë të gjithë ata që jetojnë në pranga.

5 komente në “Kur flet Robert Ndrenika, e ka një hall të fortë…”

  1. Dashamir i artit says:

    E cfar pastaj se paska folur Ndrenika? A nuk ishte Ndrenika deputet i PD-se, i asaj partie qe i a vuri kazmen ketij vendi dhe ky heshtete?
    Kemi ardhe ne nje pike, qe edhe Robert Ndreniken, apo edhe disa aktore te tjere, peshq te medhenj apo cironka te artit, qofshin, duhet te shihen realisht, ashtu sic jane dhe asgje me shume.
    Ka ardhur koha e “Shembjes se Idhujve” jo vetem ne art por edhe ne sfera te tjera.
    Robert Ndrenika ka qene nje aktoj i mire, i pelqyer, i respektuar nga publiku gadi gadi aq sa edhe kolloset e skenes si Naim Frasheri, Sander Prosi, Sulejman Pitarka, Kadri Roshi, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Margarita Xhepa,Ndrek Luca, Roza Anagnosti, e shume e shume te tjere.
    Per kete pune aktoret jane paguar mire (per ate kohe), kane patur edhe keta kufizimet e tyre si gjith shqiptaret dhe kaq. Natyrisht ka patur edhe prej atyre qe kane vuajtur nga ai sistem.
    Por edhe keta e te tjeret qe flasin sot, me ne krye Ndreniken, bejne a thua obobo, po vjen ndonje komete e po perplaset me Shqiperine, a thua se ai Jongu i mutit ka nisur ndonje rakete mbi Tiranen ku te gjith heshtin, vetem keta po kerkojne te shpetojne kete vend.
    Jo mor jo. Une nuk e di pse tere kjo sekelldi, kur arti dramatik dhe kinematografik (arti ne pergjithesi) ka vdekur me kohe dhe shume dhimbshem. Vdekja i ka ardhur qe prej 25 vitesh.
    Tere keta efendilere qe cfar nuk shajne e mallkojne sot, nuk thane asnje fjale deri me sot kush dhe pse e goditi kaq ashper artin e skenes, filmin, estraden, kengen, festivalet, etj? Ku jane artistet e rinj? A nuk ishte Ndrenika nje djal i ri dhe te tjere si ai qe u rriten perkrah kolloseve te skenes qe permenda me lart e qe tashme jane ngulitur ne memorien e shqiptareve?
    Nuk jane muret qe pengojne dramaturgjine etj, por mungesa e krijimtarise, nuk ka tekste, vihen ne skene disa vepra te huaja qe nuk terheqin askend. keni lufte te ashper klanesh, lufte brrylash, xhelozira, pengohen te rinjte, etj, etj dhe Jeni bere si puna e atij kepucarit i cili nxirrte kepuce te dobeta e thoshte ma ka fajin cekici.
    Ju i beni keto me aq terselleme tani, ne kohen e Rames dhe kerkoni te bindni te tjeret se qeveria nuk u respekton. Por more te uruar.Dhe e dini pse? Jo se Rama nuk e do artin, por se mori nje Shqiperi te shkatrruar qe nuk ke ku ta kapesh. Deri me 2013-ten heshtnit sepse nuk guxonit ssepse valonte huri. Ju nuk i gzoheni kesaj qe keni te drejten e Zotit te mblidheni e te shani e qe askush nuk guxon tu thote nje gjysem fjale.
    Te vetmit qe kam degjuar per arritjet e medha te artit skenik gjate sistemit te kaluar dhe qe shprehnin dhembjen per mjerimin ku ndodhemi, jane aktoret e medhenj e te nderuar, Tinka Kurti, Reshat Arbana e Roza Anagnosti (Xhuxha) te cilet krahas kritikave per sistemin e kaluar, me shume guxim kane shprehur edhe shqetesimin pse u shkatrruan ato vlera qe u arriten.
    E dini ku qendron pergjegjesia e juaj? Qendron ne faktin qe pas 91-shit, shpifet e cfar nuk thate, kishit gjith te drejten te perbuznit e te mallkonit sistemin e kaluar, por jo te mallkonit e te benit te paqene cdo gje te mire qe ishte arritur me aq mund e sakrifica nga njerez te mire, qe bene shume per artin, qe e rriten ne nivele aq te larta, aq sa shume te rinj, cuditen kur shohin krijime artistike te asaj kohe dhe pyesin pse u zhduken kaq mistershem? Kete nuk e thoni dot, sepse keni kontribuar per keq me heshtjen dhe nihilizmin tuaj.
    A mos mendoni se vetem ju paskeni te drejte te kerkoni ne kete bote dhe mendoni se cdo gje rrotullohet ndaj jush?
    E pate kollosin Emin Musliu, ideatorin dhe zbatuesin (natyrisht me ekip- Pr. Farudin Hoxhen-Ismail Ahmeti etj) e reformes energjitike ne Shqiperi? E pate sa me modesti foli per tere ato vepra te fuqishme qe projektuan e zbatuan pa thene asnje fjale per ate harrese qe u eshte bere gjate 27 vjeteve? Emin Musliu e te tjeret nuk ndjehen, por edhe nuk flet askush per ta, biles u a kane mohuar ate qe nuk mund te mohohet. Ka edhe shume te tjere qe kane perseri kontribute edhe me te medha se ju, por nuk ndjehen, sepse deri ketu jemi fundosur.
    Megjithate ju vazhdoni e ju dalt per hajer, por mendoni se sot ka shume femije qe lypin rrugeve, ka njerez qe nuk kane cfar tu japin femijeve e pleqve per te ngrene, ka aq shume halle sa qe nuk i bjen nder mend askujt, per salla teatrosh, besoni per kete.
    Ka me mijera e mijera universitare, inxhiniere, mjeke, ekonomiste, arsimtare, e te tjere e te tjere, por ata i bejne hall jetes, nuk dalin te protestojne qe pse qeveria nuk u gjen pune, ndersa ju ……..shiheni a mos kerkoni pak si teper?
    Ekonomi tregu zgjodhem, tani jepini vehtes.
    Zoti ju ndihmofte.

  2. Kastrioti says:

    Edhe ketu e luan shume bukur rolin e maroinetes qe i ka dhene Saliu. R. Ndrenika ka qene deputet i PDse, sahan lepires i Saliut!

  3. hysen says:

    Si artist i heq kapelen duke e respektuar ne maksimum, por si politikan mendoj se eshte zero. Dhe me keq akoma me sa e kam degjuar keto kohet e fundit me duket se ks rrjedhur pak.

  4. xhateli says:

    Ku ishte me 21 janar Ndrenika kur shefi i tij politki vrau ne bulevard njerez me duar ne xhepa? Si nuk e degjuam te uleriste per jete njerezish dhe tani cirret per ca mure qe dikur i la te ktheheshin ne kumarhane? Dhe heshti. Tani po i qan hallin teatrit, i kundervihet Turbines. Po ta kishte bere Saliu Turbinen, ai do ta puthte ne prapanice sepse i dha kartonin e deputetit. Boll ju kemi degjuar ne skenen e teatrit, dhe tani vazhdoni te beni shou ne skenen e politikes se plakut te currufjasur. Mos e imitoni ate monster, se do t’ju mbuloje perdja e turpit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje