Teuta, çështja e trajnerit kthehet në qesharake, Nica largohet sërish

12 Shkurt 2018, 16:08Sport TEMA

Tashmë është kthyer në një situatë qesharake ajo që po kalohet te Teuta.

Ekipi durrsak ka njoftuar largimin e Stavri Nicës, ndërsa në ditën e djeshme është pohuar fakti se Nicës i është besuar vazhdimësia nga ana e drejtuesve të klubit.

Drejtimin e këtij ekipi pritet ta marrë Gentian Begeja.

Njoftimi ka ardhur nga ana e klubit nëpërmjet një postimi në “Facebook”.

Ky vendim i Nicës ka ardhur menjëherë pas humbjes kundër Luftëtarit në shifrat 2-3, ku trajneri është shprehur se e kishte mbyllur me këtë lloj futbolli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje