Laçi i plotë përpara duelit të dyfishtë me Luftëtarin

12 Shkurt 2018, 14:59Sport TEMA

Pavarësisht se në media drejtuesit e klubit dhe trajneri i Laçit kanë vendosur si objektiv sigurimin sa më të shpejtë të qëndrimit në Superiore, jashtë vëmendjes nuk qëndron as Europa.

Rruga më e shkurtër është Kupa e Shqipërisë, një kompeticion të cilin Laçi e ka fituar dy herë në vitet e fundit, dhe tenton sërish të shkojë sa më larg. Në harkun e pak ditëve kurbinasit do të kenë përballë Luftëtarin, në sfidën e kthimit të Kupës dhe në kampionat.

Bardhezinjtë shkojnë në transfertën e së mërkurës me avantazhin 3-0 të sfidës së parë, me një këmbë në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Megjithatë ecuria e fundit e Luftëtarit nuk lejon mundësinë për të ulur përqendrimin, për më tepër që kjo sfidë mund të jetë një përgatitje shumë e mirë për duelin e kampionatit në fundjavë.

Një tjetër rezultat pozitiv për Laçin është një goditje në aspektin psikologjik për kundërshtarin, pasi përveç ecurisë në Kupë synohet edhe ritmi i lartë në kampionat, për të qëndruar sa më pranë zonës europiane.

Trajneri Gentjan Mezani ka të plotë grupin në dispozicion dhe rotacioni i kryer në sfidën ndaj Partizanit është një tregues i qartë se trajneri vlonjat po mendon që të ruajë gjendjen e futbollistëve për të patur mundësinë të shfrytëzojë aftësitë e gjithësecilit në një periudhe ngjeshjeje të sezonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje