Roma fiton me Beneventon dhe parakalon Lazion

11 Shkurt 2018, 22:48Sport TEMA

Roma ka marrë një tjetër fitore, këtë herë me rezultatin 5-2 ndaj Beneventos së vendit të fundit dhe ka parakaluar Lazion në renditje, duke i rrëmbyer vendin e 4-t.

Skuadra e Di Francescos u befasua që në minutën e 7 nga ana e sulmuesit brazilian Guilherme, që kaloi në avantazh miqtë.

Gjithsesi, Benevento u dorëzua shpejt, pasi verdhekuqtë rikthyen baraspeshën në pjesën e parë, me anë të argjentinasit Fazio.

Në pjesën e dytë ishte radha e boshnjakut Edin Dzeko, që të gjejë rrjetën dhe të kalojë Romën në avantazh.

Më pas, talenti turk Cengiz Under shënoi dy gola të mrekullueshëm, ndërsa goli i Brignolit për Beneventon, pati vlerë vetëm për statistikë.

Në minutat shtesë, mbrojtësi shqiptar i Beneventos, Gjimshiti prek një top me dorë dhe arbitri akordon penallti për Romën, që shndërrohet në gol nga Defrel.

Me 2 fitore radhazi, Roma ngjitet tashmë në vendin e 4-t me 47 pikë, një më shumë se Lazio dhe një më pak se Interi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje