Katër muaj pritje për tu rikthyer te goli. Xhevahir Sukaj e gjeti rrugën e rrjetës në mënyrën e tij: me klas dhe potencë. Vrasës në zonë! Dy gola që erdhën si një çlirim për sulmuesin, që në karrierën e tij nuk ishte mësuar të priste kaq gjatë për të shënuar. Për herë të fundit Sukaj kishte shënuar në Tetor 2017.
Dy gola në harkun e katër ditëve në kampionat, kur me fanellën e Partizanit vulosi fitoren e të kuqve ndaj Teutës dhe menjëherë më pas me Luftëtarin.
Sukaj, ashtu si e gjithë skuadra kuqeblu iu përgjigjën kritikëve me atë që dinë të bëjnë më mirë. Nuk ishin të paktë ata që kishin dyshuar te bomberi i rikthyer në Shkodër për të shpëtuar skuadrën ku është rritur.
Dëmtimi dhe mungesa e aktivizimit në javët e fundit te Partizani kishin ndikuar jo pak. Kësaj i shtohej edhe situata aspak pozitive që po përjetonte skuadra brenda dhe jashtë fushës.
Dy golat e realizuar në Lushnje shërbyen mbi të gjitha si një sinjal shprese për Vllazninë.
Shkodranët rigjetën bomberin e tyre dhe golat që do t’i ndihmojë të mbijetojnë mes më të mirëve të futbollit shqiptar.