Bundesliga/ Bajerni vijon serinë e rezultateve pozitive

10 Shkurt 2018, 20:45Sport TEMA

Bayern Munich edhe njëherë tregoi se nuk ka rival në kampionat, duke vazhduar me serinë e fitoreve. Pasditen e të shtunës kampionët e Gjermanisë mposhtën 2-1 Schalke 04 duke zhvilluar një performancë të shkëlqyer në “Allianz Arena”. Pas 6’ minutash vendasit kaluan në avantazh me anë të sulmuesit Lewandowski.

Muller befason portierin Fahrmann me një gjuajtje nga distanca, i cili e devijon sferën, por topi mbetet në zonë dhe aty përfiton polaku duke e dërguar në rrjetë.  Me golin ndaj Schalke 04, Leva është bërë lojtari i dytë në historinë e Bundesligës që realizon në 11 ndeshje radhazi të luajtura në shtëpi, duke barazuar rekordin e vendosur nga Heynckes, i cili e ka vendosur këtë rekord kur luante me Borussia Monchengladbach.

Gjithsesi miqtë nuk dorëzohen dhe pas një kundërsulmi barazojnë ndeshjen. Di Santo ndodhet i pranishëm në zonë pas një krosi duke e dërguar topin në rrjetë, pasi Goretzka nuk arriti të realizonte një gjysmë roveshat (29’). Muller i dërgon shokët në dhomat e zhveshjes në avantazh duke realizuar një gol të shkëlyer në minutën e 36’.

Edhe në të dytën Bayern luan më mirë duke iu afruar disa herë golit, por si Muller edhe  Lewandowski nuk arrijnë ta dërgojnë sferën në rrjetë. Me këtë sukses bavarezët ngjiten në kuotën e 56 pikëve pas 22 ndeshjesh, 18 pikë më shumë se Leipzig.

Rezultatet e sotme te Bundesliges.

Bayern Leverkusen 0-2 Hertha Berlin

B. Dortmund 2-0 Hamburg

E. Frankfurt 4-2 Koln

Hanover 2-1 Freiburg

Hoffenheim 4-1 Mainz

Bayern Munich 2-1 Schalke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje