Kategoria Superiore/ Kamza trondit Kukësin. Vllaznia fiton duelin e mbijetesës me Lushnjen

10 Shkurt 2018, 15:55Sport TEMA

Kamza ka tronditur Kukesin ne “Zeqir Ymeri”.

Skuadra e drejtuar nga tekniku, Ramadan Ndreu, ka marre tre pike te rendesishme ne nje transferte mjaft te veshtire si kjo e Kukesit duke bere surprizen e javes se 19-te ne Kategorine Superiore.

Dhe pse vendasit dominuan totalisht 90 minutat nuk ia arriten dot qe te merrnin tre piket pasi shperdoruan mjaft raste.

Heroi i fitores per Kamzen ishte sulmuesi Rezi qe shenoi ne minuten e 70-te me nje goditje te sakte me koke duke mposhtur Enea Koliçin.

Pas kesaj fitoreje Kamza ngjitet ne vendin e katert me 29 pike, po aq sa ka dhe Kukesi qe mban vendin e trete.

Nderkohe, ne sfiden e mbijeteses mes Lushnjes dhe Vllaznise, shkodranet me ne fund rikthehen tek fitorja.

Kuqebulte e Ernest Gjokes marrin tre pike qe i nxjerrin paksa nga kriza e rezultateve.

Dopieta e sulmuesit Xhevahir Sukajt i dha tre pikeshin Vllaznise qe ngjitet ne kuoten e 18 pikeve. (TemA).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje