Skuadra e Pocchetinos dominoi takimin, duke krijuar një mori rastesh për gol, veçanërisht në pjesën e dytë, por nuk arriti të dërgojë më shumë se një herë topin në rrjetën e portës së Arsenalit.
Nga ana tjetër, Arsenali u kujdes më shumë për mbrojtjen, ndërsa Mkhitaryan dhe Aubameyang nuk arritën të nxjerrin skuadrën në sulm.
Pas këtij takimi, Arsenali mbetet në vendin e 6 me 45 pikë, duke komplikuar ndjeshëm objektivin e këtij sezoni, arritjen e një vendi që të dërgon në Champions.