Kukësi, Gjici: Nuk heqim dorë nga titulli, ja çfarë do bëhet me stadiumin

10 Shkurt 2018, 13:51Sport TEMA

Para ndeshjes me Kamzën foli presidenti i Kukësit, Safet Gjici.

Ai foli për kampionatin dhe rivalitetin me Skënderbeun, por preku edhe ccështjen për stadiumiun e ri në Kukës.

“Përderisa matematika na jep të drejtë, nuk mund të themi se nuk kemi shpresa. Është e drejtë që Skënderbeu është shkëputur, por kjo ndeshje e sotme mendoj se do shkutojë diferencën. Më pas kemi edhe ndeshjet direkte me ta. Ne duhet të vlerësojmë ndeshjet tona dhe ti marrim me rradhë. Kemi biseduar për stadiumin me qeverinë.

Investimi për stadiumun do jetë i përbashkët mes qeverisë dhe federatës. Jemi në rrugën e duhur përsa i përket investimeve. Fusha na ka penalizuar. Me mbarimin e sezonit them se do vijojë rikonstruksioni i stadiumeve.

Ne nuk heqim dorë nga titulli, por do e shikojmë deri në fund. Do vazhdojmë të fitojmë ndeshjet një e nga një”, tha Gjici.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje