Kategoria Superiore/ Partizani barazon me Laçin. Luftëtari zhyt në fund Teutën

10 Shkurt 2018, 18:56Sport TEMA

Partizani nuk ka shkuar me shume se barazimi ne sfiden e javes se 19-te te Kategorise Superiore kunder skuadres se Laçit.

Te kuqte dhe kurbinasit ndane nga nje pike pas barazimit te bardhe 0-0, sfide e cila u zhvillua ne kryeqytet ne stadiumin “Selman Stermasi”.

Partizani arriti qe te dominoje 90 minutat e takimit duke krijuar shume raste per shenim, por nuk arriten dot qe te tregoheshin te sakte ne momentet e finalizimit.

Kjo tregoi dhe njehere mungesen e nje sulmuesi te duhur qe te dergoje topin ne fund te rrjetes.

Pas ketij barazimi Partizani humbet nje rast te mire per tu ngjitur ne vendin e trete, duke qendruar serish ne vendin e gjashte me 28 pike, ndersa Laçi mban vendin e peste me 29 pike.

Nderkohe, ne “Niko Dovana” u zhvillua nje sfide spektakolare mes Teutes dhe Luftetarit ku u shenuan plot pese gola.

Nje duel qe ne fund nxorri fitues ekipin e Hasan Likes qe i largohen ndjeshem zones se ftohte, ndersa Teuta tashme rrezikon seriozisht renien ne nje Kategori me poshte.

Golat e fitores per Luftetarin i shenuan Vasil Shkurtaj nje dopiete dhe Shehi nje autogol, kurse per bregdetaret realizuan Hila dhe Lajthia.

Me kete fitore Luftetari ngjitet ne vendin e shtate me 26 pike, ndersa Teuta mban vendin e nente me 17 pike.

Rezultatet e javes se 19-te te Kategorise Superiore.

Skenderbeu 1-0 Flamurtari

Kukesi 0-1 Kamza

Partizani 0-0 Laçi

Teuta 2-3 Luftetari

Lushnja 0-2 Vllaznia

(TemA)

1 komente në “Kategoria Superiore/ Partizani barazon me Laçin. Luftëtari zhyt në fund Teutën”

  1. K. F & XH.XH says:

    Partizani ka mbaruar me kohe, por keta gazetaret e TemA kujtojne se jo vetem mund te mbahet ne kembe, por edhe te behet kampion me shiringat e shpifjes se Erjon Braces e klubit te Demit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje