Kukësi-Kamza/ Pakult: Humbje zhgënjyese; Ndreu: Fitore që na siguron mbijetesën

10 Shkurt 2018, 16:32Sport TEMA

Trajneri i Kamzes, Ramdan Ndreu, u shfaq mjaft i lumtur pas fitores se arritur ne “Zeqir Ymeri” kunder Kukesit.

Ndreu tha se kjo fitore i jep krahe per te siguruar mbijetesen.

Pavarësisht mungesave, futbollistët e gatshëm ofrojnë cilësi dhe ia kisha bërë të qartë se nëse do të jepnin maksimumin, atëherë do të merrnin të paktën 1 pikë.

Kjo fitore na jep krahë për të siguruar përfundimisht mbijetesën, pasi ky kampionat është vërtet i fortë. Kukësi ushtron presion në minutat e para dhe e kisha paralajmëruar skuadrën për këtë mënyrë loje të ekipit kundërshtar.

U munduam që të linim sa më pak hapësira në fushën e lojës dhe ia dolëm. Nuk kishim ndonjë ndryshim të madh në formacion dhe secili lojtar duhet të jap maksimumin. Jam i kënaqur nga Rezi pasi është një lojtar i mrekullueshëm, por çdo lojtar që të jetë si titullar, atëherë duhet të jap maksimumin e tij.

Rezi hyri si zëvendësues në fushën e lojës, duke e shpërndarë lojën në mënyrën e duhur. Në këtë moment më duhen futbollist që vrapojnë më shumë”, është shprehur Ndreu.

Kurse, tekniku i verilindoreve Peter Pakult deklaroi:

Rezultati është zhgënjyes, mendonim ta fitonim ndeshjen. Mendoj se jam shumë gjatë në futboll, dhe më ka ndodhur disa herë të kem ndeshje të tilla, kur kundërshtari pa aasnjë rast na mposht. Me një krosim nga ana e djathtë, një pakujdesi e jona dhe Kamza shënoi. Në ndeshje të tilla, nuk duhet të mundemi, pasi në çdo moment kërkonim golin që të kalonim në avantazh, por nuk duhej të mundeshim.

Që kur kam ardhur, e kam thënë që Skënderbeu është shumë para nesh. Neve na duhet të përmirësohemi çdo ndeshje. Sot, në çdo moment u munduam ta korrigjonim këtë rezultat, por ky është futbolli. Ndonjëherë humb edhe pa meritë.

Prej momentit kur kam ardhur, e dinim që zona për Evropën është afër, të gjitha ekipet janë afër me pikë. Si çdo trajner tjetër, shpresoja të siguronim zonën e Evropës, por mund ta sigurojmë edhe në ndeshjen e fundit. Duhet të përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje të sigurojmë Europën“, tha Pakult.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje